Jemi krenarë për emrin dhe veprën e Dritëro Agollit

806
-Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Miqtë e Dritëroit”-
Ende s’e besojmë se ti ke ikur. Mes dhimbjes dhe lotëve, në sytë tanë, ravijëzohet portreti madhështor i një njeriu të urtë, të mençur e atdhedashurisht të ngrohtë. Ky është portreti i poetit të madh të kombit Dritëro.
I dashur Dritëro,
Ti vazhdimisht, gjatë gjithë jetës, ke qenë mes popullit tënd dhe veçanërisht mes ne vëllezërve devollinj. Ashtu i qeshur, në odën e këngëve, në çdo gëzim e festë, dritëroje si një meteor që Zoti të dërgoi. Në çdo gëzim dasme, por dhe në çaste hidhërimi, jetoje shpirtërisht me Devollin tënd që e doje dhe të donte aq shumë.
I paharruar Dritëro, në 4 gusht të vitit 2004, një grup artistësh dhe intelektualësh të Devollit, me dashuri dhe krenari,vendosën të formojnë Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”. Lajmin për ngritjen e tij e prite me modesti dhe siç na the dhe ne miqve të tu, nuk doje, duke thënë se kjo ishte e tepërt. Por, jo e kush më shumë se ty e meritonte këtë vlerësim?
Klubi u rrit, u zgjerua dhe, sot ka një frymëmarrje me anëtarë nga e gjithë Shqipëria.
Ne ende e kemi brenda shpirtit kolorin e zërit tënd, kur festuam përvjetorin e dyte të këtij Klubi. Ti bashkë me Sadijen, atje në vendin e shenjtë të Zotit, në lnonisht dhe miqve të tu të përjetshëm. Në atë takim që ishte dhe i fundit në Devoll, për shkak të moshës dhe sëmundjes, kënduam dhe recituam këngën nga shpirti shqiptar i të gjitha trevave.
I dashur Dritëro,
Ti krenoheshe me ne vëllezërit e tu, se jemi simbol i punës dhe i mikpritjes, por dhe ne krenohemi me ju, që në fushën e letrave, u bëre një nga penat më të fuqishme të poezisë, prozës dhe publicistikës. Ishe ti ai që Kombit shqiptar, edhe kur i pikonte buza vrer, i gatova në shpirt” Këngët e buzëqeshjes”, hodhe hapat e tua në asfalt, duke dalë nga rrugët me gropa, për të hyrë në autostradën e dritës dhe emancipimit të shoqërisë nëpërmjet letërsisë.“Si një reformator i letërsisë”, siç u shpreh një miku juaj, ti u bëre reformator dhe në politikën e mbushur me konflikte. Me fjalën dhe veprën tënde, dite të mbash ekuilibra që t’i shërbejnë progresit dhe dashurisë mes njëri-tjetri.
Ti flisje me penë e me shpirt dhe populli të dëgjonte dhe të kuptonte. Çeç ndonjë intelektual apo gazetare, analiste që na e kanë mërzitur ekranin me dyfytyrësinë e tyre, nuk pritën as dyzet ditë që sipas Kuranit, njeriut i shprehen ngushëllime, u turrën për të bërë interesantin, “ Fali, o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë!”. Nuk duam të grindemi, se janë shumë pak, aq sa dhe numrin për një klasë parashkollorësh nuk e plotësojnë. Ti vetë thoshe se “ Kur gjëmojnë topat, revolet nuk dëgjohen” Kur kanë folur dhe flasin mendimtarë si; Isamail Kadare, Rexhep Qosja, Alfred Uçi, Moikom Zeqo, Ali Aliu, Pjetër Arbnori, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj etj. Kuptohet se ka folur e gjithë Shqipëria nga veriu në jugë. Do të kalojnë vite, por ti do të mbetesh përmendore e pavdekshme për vendlindjen dhe kombin tënd. Ashtu si lumi Devoll që na jep jetën, vallja Devolliçe që s’na le gjymtyrët të mpihen, emri i Dritëroit na ngroh shpirtin dhe identifikon me testamentin e tij poetic “Devoll-Devoll”
I paharruar Dritëro,
Ne anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, që mban emrin tënd, e dimë, se ti s’ke qenë kurrë njeriu që ke firmosur për dënime dhe vdekje, sepse kur vije në Devoll, nuk dalloje asnjë njeri, qoftë dhe ata që në jetë mund të ishin persekutuar politikisht me apo pa të drejtë, për punë biografie, nuk u dilte e drejta e studimit, i ndihmoje për të vazhduar shkollat. Këto i bëje me shpirt dhe kurrë nuk kërkove të të thurnin lavdi, por interesoheshe e më pas për fatin e tyre në jetë. I gabuar qoftë ai që ngatërron kohën me njeriun si ty !
Pranvera po troket ngadalë në tokën që fillon të zgjohet nga pesha e rëndë e dimrit. Do të çelin manushaqet e do të këndojnë bilbilat. Vitet do të rrjedhin dhe emri juaj do të udhëtojë i gjallë dhe i pavdekshëm, sepse devollinjtë, populli shqiptar dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Miqtë e Dritëroit, do ta mbajnë në shpirt për breza me radhë këtë emër dhe vepër poetike që rrallë i vjen historisë. 
Qoftë i lehtë dheri që ta mban shpirtin e ngrohtë!
Kryesia e klubit të shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit”
Kryetar
Lefter BABI
Endri Fifo
DRITËRO, LUMI ME KËNGË 
elegji
Dimri i ashpër me dëborë
Ngrica fort po ulërin
Vjen të marrë Dritëronë
Lis të madh e trëndafil.
Vjen të ngrijë Dritëron 
Këtë lumë këngëshumë
Që në kohët me tufane
Nuk u trubullua kurrë
Rend Sadija ta mbështjellë
Shpirt e zëmër si nga mot
Të mos ngrijë lumi i Devollit
Që bleroi gjithë një komb
Që i dha kaq dritë e jetë
Kësaj toke halle shumë
Çau errësirën si Diogjeni
Përmbi shkëmb u bë flamur
Shkurtabiq e plot fortune
Shkurti i poshtër bëri ç’deshi
Veçse penën mjaltë shumë
Nuk ia mori dot poetit
Syri i kombit të përlotur
E shkrim dimrin dhe dëborë
Trëndafilit të bardhë te zemra
Ia ngroh plagët, s’e le të shkojë
Sigal