“Java e filmit kinez” në Tiranë u çel me filmin “Zodiaku kinez” nga Jackie Chan

1024
Jackie Chan me filmin “Zodiaku kinez” çeli siparin e javës së filmit kinez në Muzeun Historik Kombëtar. Për drejtorin e muzeut kombëtar Melsi Labi dhe ambasadoren e Kinës në Shqipëri kultura është një urë lidhëse për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat.
“Filmat janë një urë lidhëse midis dy vendeve. Megjithëse jemi larg gjeografikisht, Shqipëria dhe pjesë të historisë së saj njihen shumë mirë nga kinezët. Shpresojmë që bashkëpunimet midis Kinës dhe Shqipërisë të vijojnë në të gjitha fushat.”
“Zodiaku kinez” me protagonist dhe regjisor aktorin i cili ka mjaft popullaritet edhe në vendin tonë, nxjerr në pah edhe një herë që Kina vazhdon të mbetet vend lider përsa i përket teknologjisë. 
Pas përfundimit të filmit qytetarët shprehën vlerësimet më të mira duke premtuar se do të rikthehen në ditët në vijim. Ëndrrat amerikanë në Kinë, Luftëtarja Legjendare dhe Mbreti Majmun janë filmat kinezë të cilët do të shfaqen deri në 19 korrik në Muzen Kombëtar.
Sigal