Janet Jackson anullon turneun, do t’i nënshtorhet operacionit

456
Këngëtarja Janet Jackson ka ndarë me miqtë e saj në Twitter, një lajm jo shumë të mirë për shendetin e saj. Janet do t’i nënshtrohet një operacioni dhe për këtë arsye ka anulluar turneun e saj botëror “Unbreakable”.
Turneu ka nisur që në muajin gusht dhe ishte parashikuar të vijonte deri në qershor të vitit 2016. Këngëtarja nk jep asnjë sqarim se për ccfarë operacioni do t’i nënshtrohet, duke theksuar se nuk preferon të bëjë komente të tjera për shëndetin e saj.
“Hej përshëndetje… Gëzuar festat të gjithëve! Dua t’ju njoftoj se sot doktorët më komunikuan se duhet t’i nënshtrohem një operacioni. Më vjen shumë keq t’ju lajmëroj se më duhet të shtyj turneun “Unbreakable” deri në pranverë. Por çdo datë thjesht do të zhvendoset.”
Më tej Janet sqaron: “ Ju lutem mbajini biletat tuaja. Ato do të mund t’i përdorni kur të vendosen datat e koncerteve. Lutuni për mua dhe familjen time në këtë moment të vështirë. Nuk do të bëj më komente të tjera për këtë çështje. Ju dua të gjithëve dhe ju jam mirënjohëse për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.Gjithçka do të rregullohet,” e përfundon ajo postimin e saj.
Sigal