Ja si t’i zbardhni dhëmbët pa shkuar tek dentisti

452

Sigal

Dhëmbët e verdhë dhe me njolla janë në problem i shumë njerëzve që ju bënë shumë shpesh të ndihemi në siklet.

Dhëmbët janë një pjesë shumë e rëndësishme e asaj se si ne shihemi nga të tjerët dhe një buzëqeshje është me të vërtetë një nga gjërat më të lehta që mund të bëjmë për të dalë më të sigurt dhe të lëmë
një përshtypje të parë pozitive.

Dhëmbët e verdhë ose me njolla mund të ndikojë negativisht në vetëbesim dhe madje mund të rezultojë në siklet për ata njerëz, jetesa e të cilëve varet nga të dukurit bukur.

Trajtimi për dhëmbë të verdhë:

Vendosni një lugë gjelle sodë buke në një tas. Pastaj preni limonin në gjysmë. Shtrydhni një lugë gjelle limon, që të merrni vetëm lëngun e tij. Përzini limonin me sode buke në një enë.
Gjeni një pecetë.

Me pecetë merrni nga masa e përgatitur më sipër dhe aplikoni në dhëmbët tuaj, në çdo njërin prej tyre. Prisni dy minuta që masa të bëjë efektin e saj.

Lani dhëmbët më pas për të arritur rezultatin final. Është e rëndësishme të dini se nuk mund ta përdorni këtë metodë shumë shpesh, kryesisht për shkak se mund të dëmtoni smaltin e dhëmbëve tuaj. Kjo është një metodë që duhet të përdoret me masë, që të mos shkaktoni efekte anësore për shëndetin tuaj.