Ja si Fatma Zyberi i la me gojë hapur organizatorët në Turqi

2658
Sigal

INTERVISTA/ Flet Mjeshtri i Madh, Minella Kureta: Në vitin 1984 në Turqi me “Migjenin” befasuam gjithë grupet

Para ca kohësh Minella mori nga Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerësimin më të lartë për artin  “Mjeshtri i Madh”. Tashmë ai ka mbi 40 vjet që punon me artin duke qenë në sistemnin monist Përgjegjës i Kulturës në Rajonin nr. 3 dhe sot Sekretar i Unionin të Kombit dhe drejtues i dhjetra aktiviteteve të ndryshme kulturore në Durrës, Përmet, Elbasan, Sarandë etj. Duke qenë gjithmonë në lëvizje ai se tregon moshën, por, për çdo moment është në skaje të ndryshme të atdheut por edhe jashtë për aktivitete të ndryshme. Për Minellën flet më shumë puna se fjala. Atë e gjen gjithmonë të qeshur dhe kur kalon vështirësi në realizimin e aktiviteteve të ndryshme.

 Kë ka pasur pedagog Minella në kursin e lartë për regjisurë aktivitetesh masovike?

Pedagogët e mi kanë qenë nga ajka e regjisurës dhe aktrimit shqiptar. Mund të përmend këtu Pjetër Gjokën dhe Sandër Prosin dy nga gjigandët e pedagogjisë regjisuriale të cilët kanë lënë emrin e tyre dhe pse kanë vite që janë ndarë nga jeta. Mënyra se si ata spjegonin, mënyra se si ata silleshin me ne, më kanë lënë  të habitur. Kur e shihje në ekran Sandër Prosin dhe të nesërmen e shihja në mësim se besoja. Një gjigand në skenë një njeri i thjeshtë në mësimdhënie. Ishin njerëz me kulturë pasi kishin studiuar shumë. Shkolla e Stanislavskit që ata kishin mësuar përbënte dhe për ne bazamnetin e dijeve.

 Kur u caktuat në Tiranë për të punuar me artin dhe pikërisht në Rajonin nr. 3, si u ndjetë?

Ishte një vlerësim. Të punoje athere në Tiranë nuk ishte gjë e lehtë. Në Tiranë jeta kulturiore ishte shumë aktive. Plus insitucioneve shtetrëore të profilizuara ishin dhe ansanmblet apo grupet amatore po aq profesionale. Athere Tirana gumëzhinte nga aktivitetet.

 Cilat ishin aktivitete më të rëndësishme në atë kohë?

Ishin aktivitete me rastin e 1 Majit ditës së klasës punëtore. Atë ditë aktivitetet nisnin me parakalimin para udhëheqejes dhe përfundonin në mesnatë. Kjo ditë përbënte pikën kulmore të aktiviteteve kulurore në Tiranë. Athere kërkesa e llogarisë ishte shumë e lart. S’kishte athere koncerte me nivel të ulët artistik. Diktatura mbetet diktaturë, arti mbetet art.

 Gjatë kësaj kohe, a keni dalë ndonjëherë jashtë shtetit me ansamble dhe çfarë mbani mend?

 Janë shumë por unë do të veçoj dy. Në vitin 1982, shkuam në një aktivitet me grupet amatore në Ohër të Maqedonisë (athere ish Jugosllavia). Në atë Festival kishte grupe nga gjithë ballkani. Grupi yunë artsitik kshte marrë dhe disa nga këngëtarët profesionistë. Në atë Festival kush fitonte çmim të parë fitonte të drejtën e një udhëtimi në të gjithë shtetet e ish Jugosllavisë falas. Ne fituam vend të parë. Ishte një ditë e magjishme. Trupa jonë si me këngët popullore si me vallet, si me orkestrën ishte në një nivel shumë të lartë. Zumë pa diskutim vend të parë. Ishte një fitore e madhe për ne. Udheheqja e kohës i vlerësonte shumë këto Festivale dhe koncerte jashtë atdheut.

 Po udhëtimin e dytë ku e bëtë?

Në Turqi. Ishte një Festval mesdhetar. Ishte një festival shumë i madh pikërisht në vitin 1984. Shkuam me ansamblin “Migjeni”. Ajo që do të veçoj në shfaqjet tona ishte kënga e Fatma Zyberit. Kënga e magjishme “Nino”. Pra bënte fjalë për një të ri që kishte rënë në dashuri me një vajzë. Dhe pse mysliman të dy i përkisnin sekteve të ndryshme fetare. Nino shkon ushtar dhe e dashura e tij i shkruan se nuk mund të martoheshin pasi nuk donin prindërit. Këtë këngë e cila në Turqi ishte e harruar e dëgjuan drejtuesit e Festivalit  dhe e vunë si këngë të parë për hapjen e Festivalit. Kur e këndoi Fatma atë këngë amfitetari i hapur u trondit. Aq bukur e këndoi sa të gjithë menduan se Fatma ishte turke. E kthyen tre here. Entusiazëm i paparë. Dihet tashmë që kryetari i Bashkisë së qytetit i krëroi Fatmës dorën për djalin e tij. Ku e dinte i shkreti se çbëhej në Shqipëri. Se besonin se si funksiononte në Shqipëri sisetmi komunist.

 Ju jeni aktivizuar rregullisht me ansamblin “Durrësi”. Çfarë aktivitetsh bëni me këtë ansambël?

Janë dy aktivitete shumë të rëndësishme që tashmë janë kthyer gati në një rit. E para është Festa e ullirit dhe e dyta Festa e Detit. Këtë vit festojmë 21-vjetorin e Festës së Detit pikërisht në  datën 21 qershor.

 Si ka lindur kjo festë?

Këtë festë e organizojnë gjithë qytete e bregdetit Adrtaitiko-Jonian. Eshtë një efstë që qytetet e tjera të Italisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Greqisë kanë dekada që e festojnë. Pra është një festë e lidhjes Adriatiko-Jonian, për ditën e fillimit të turizmit masiv në zonat bregdetare. Thuhet se kjo festë e ka datlindjen shumë herët, por ne si traditë kemi 21 vjet që po e kremtojmë. Durrësi është një qytet që i vazhdon me përpikmëri nismat e marra, aq më tepër për ditët që flitet për detin. Në këtë ditë shikohet një intersim i madh nga të gjithë qytetarët durrsakë. Deti atë ditë duket më ndryshe dhe të gjithë durrskat shkojnë në brigjet e Adriatikut, që e ka bërë këtë qytet të jetë një nga limanet më të vjetra në botë. Për këtë ka dëshmi nga më të çuditshemt.

 Po jeta artistike në Tiranë a duket më e vakët?

Mund të them se po. Tashmë Tirana ka një popullsi prej një million banorësh dhe aktivietet duhet të ishin të shumllojshme dhe të shtrira në kohë.

 Para sa kohësh ju morët titullin e madh “Mjeshtër i Madh” si u ndjetë?

 Ishtë një vlerësim që më ka ngjall shumë emocion. Disa herë njeriu ka nevojë më shumë për një stimul moral se sa për një stimul material. Vlerësime të tilla njëherë jepen në jetë dhe kanë rëndësinë e tyre. Në fund të fundit stimuj të tillë janë një vlerësim real i punës tënde që mendon se ka ndikuar diku.

 Ju keni marër pjesë shumë herë me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar në Festivalin folklorik “Për Çamërinë” që zhvillohet në Sarandë. Mendimi juaj për folklorin çam?

 Çamaria është një nga krahinat më të bukura të Shqipërisë. Këngët dhe vallet e tyre janë shumë aristokrate. Janë këngë dhe valle që të mbërthejnë. Psh vallja e Osman Takës në çdo festival është vlerësuar brenda dhe jashtë atdheut. Për të folur për më tej për këngët çame që kanë një timbër dhe zë të veçantë. Shumë kënëgtarë çam apo këngëtare kanë tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me President z. Azgan Haklaj me organizmin e këtij Festivali ndoshta ka bërë dhe po bën një punë të veccantë për kombin shqiptar. Çamëria e lënë në harresë po kujtohet nga kyUnion.

 Duke u marrë me aktivitete mbarëkombëtare, mendoni  një ditë të merreni dhe me politkë?

Aspak. Kjo është politika ime. Këtu fillon dhe mbaron politika ime, tek kjo punë, tek aktivitetet, tek kënga, vallja.

 Cila është pika e dobët e një organizmi artistik?

Njohja e grupeve, e specifikave të tyre, njohja e veshjeve, këngëve dhe valleve. Nqs nuk njeh këto athere aktiviteti nuk do të jetë shumngjyrësh, nuk do të jetë efikas.