Ja risitë e reja nga Facebook, mungon butoni ‘dislike’

602
Pas zërave dhe provave për ndryshime në rrjetin më të madh social, gjithçka është e prekshme për përdoruesit. Butoni “like” (pëlqej) në “Facebook” ka ndryshuar. Ai është pasuruar me ikonat e emocioneve. Pasi e shtyp butonin “më pëlqen”, të shfaqen disa opsione, mes të cilave mund të zgjedhësh atë që të përshtatet më shumë. Kjo risi e rrit dhe e pasuron ndërveprimin mes përdoruesve të rrjetit social. Modifikimi i opsionit nuk është thjesht një ndryshim, por një hap i menduar mirë dhe i studiuar për disa muaj me radhë. Ekspertët e “Facebook”-ut kanë punuar për më shumë se një vit për një ndryshim të tillë. Ai është lehtësisht i përdorshëm nga versioni desktop dhe mobile.
Sigal