Ja pse u ndanë Ben Affleck dhe Jennifer Garner

73

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë cifti më i përfolur për momentin pas lajmit për ndarjen e tyre pas 10 vjetësh. Miq të afërt të ciftit hollivudian pohojnë se Affleck i ka pranuar Garnerit se disa kohë nuk ishte i angazhuar për martesën e tyre.

Aktori po ashtu disa herë është parë me dadon e fëmijëve të tyre, të cilën Jennifer e kishte larguar për shkak se dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte me të. Duket se aktorja bukuroshe për një kohë të gjatë ka duruar pabesitë e tij, dehjen dhe argëtimin nëpër lojëra të fatit deri në momentin kur më nuk ka mundur t’i tolerojë sjelljet e burrit të saj.