Ja pse nuk duhet të shqetësoheni kur partneri shikon femra të tjera

707
Sigal

E dimë që është shqetësuese që partneri juaj të hedhë vështrimin tek një vajzë tjetër teksa është me ju.
Por vajza, mos u shqetësoni më pasi kthimi i shikimit të meshkujve tek femrat e tjera është i natyrshëm për ta.
Ata thjesht nuk e shmangnin dot. Nëse ai shikon një vajzë të bukur, ju këshillojmë të mos i bërtisni, pasi do e bëni atë më shumë kurioz për ta parë. Gjithsesi ne përmes këtij artikulli do ju tregojmë 2 arsye se përse meshkujt shikojnë femra të tjera edhe kur janë me partneren e tyre:
Për shkak të funksionit të trurit
Hulumtimet tregojnë që pjesa e trurit të mashkullit është e lidhur me kërkimin e partnerit seksual 2.5 herë më shumë se sa pjesa e njëjtë te femrat. Thjesht, e kanë në natyrë që të kthejnë shikimin nga “femra” potenciale.
Testosteroni ka rol të madh
A e keni ditur që meshkujt në venat e tyre kanë gjashtëfish më shumë testosterone sesa femrat? Ky hormon ul kontrollin e impulseve, çfarë do të thotë që meshkujt një herë shikojnë dhe pastaj mendojnë.