Ja pse Gigi Hadid refuzoi propozimin për martesë të Zayn Malik

552
Çfarë po ndodh me Zayn dhe Gigi? Është përfolur se modelja ka refuzuar një propozim të Zayn Malik, por nuk ka vend për panik. Ju menduat se refuzimi i Gigi Hadid, do të krijonte disa krisje në lidhjen e tyre, por jeni gabuar. 21 vjeçarja ka patur një arsye të matur se pse ka hedhur poshtë propozimin e Malik. “Gigi i ka thënë Zayn se do të martohen, por jo tani. Ajo nuk e ka me ngut.”, u shpreh një burim i afërt me çiftin për revistën “Star”. Është e vërtetë se që të dy ata janë ende mjaft të rinj, dhe kanë shumë kohë përpara për të menduar për martesës, por përveç kësaj, ata janë edhe shumë të zënë me punë. Zayn u përgjigj në një mënyrë shumë të ëmbël rreth gjithë kësaj. “Zayn tha se e kuptoj, por ai përsëri do t’i tregojë Gigit se sa shumë do të thotë marrëdhënia e tyre për të.” U shpreh i njëjti burim. Zayn gjithashtu ka bërë një tatuazh me fjalën “love” pikërisht pasi Gigi u shfaq në Neë York me unazën e fejesës në gisht.
Sigal