Ja kush është puna më e ëmbël në botë

640
Me siguri nuk e kishit menduar kurrë që dikush mund t’ju ofronte para për atë që bëni më me qejf në jetë, ngrënien e çokollatave. Megjithatë kompania Mondalez International, prodhues i shumë produkteve të njohura si çokollatat Milka apo biskotat Oreo, ka tejkaluar edhe ëndrrat. Ajo ka shpallur kërkesën për shijues profesionistë të çokollatave dhe kakaos. Puna është me kohë të pjesshme, vetëm dy ditë në javë, të martën dhe të enjten, gjithsej shtatë orë e gjysmë.
Ajo që kërkohet nga shijuesit profesionistë është të japin një mendim objektiv për shijen e produkteve dhe të diskutojnë me një panel prej 12 vetash, në zyrat e kompanisë në Reading, Berkshire të Britanisë, për të arritur një përfundim.
Kualifikimi i nevojshëm është ‘pasion për produktet e ëmbla të ambalazhuara dhe receptorë të mirë për të dalluar shijet’. Brenda një dite nga postimi i djeshëm, kompania ka marrë mbi 1,500 aplikime.
Sigal