Ja kush është dashuria e ‘çmendur’ e Xhihanit, për të cilën ka harxhuar mijëra euro

95
Aktori i njohur me rolin e Xhihanit në serialin “Fate të kryeqëzuara”, Erkan Petekkaya, është një tifoz i çmendur i skuadrës së Beshiktashit, në Turqi, e cila sapo u shpall kampione e Turqisë për të dytin vit radhazi.
Me këtë rast, Xhihani, jo vetëm që ka ndarë me miqtë shumë prej momenteve teksa i është gëzuar fitores së skuadrës së zemrës, por ka bërë shumë më shumë se kaq.

Duke marrë me qira një vend, ku publikohen reklamat e mëdha në një prej rrugëve më të populluara të Zincirlikuyus, në Stamboll, aktori ka vendosur një baner gjigant që mban foton e tij, bashkë me shënimin: “Urime dhe suksese në Ligën e Kampioneve kampionit tonë, Beshiktash.”

Mediat turke shkruajnë se për vendosjen e një urimi të tillë dhe për qiranë e vendit në të cilin është vendosur baneri, aktori i njohur ka shpenzuar jo pak, por plot 50 mijë euro.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve Xhihan ndodhet me pushime në Indi, e ka gjetur një mënyrë për t’i gëzuar të gjithë fansat e tij, por edhe ata të skuadrës së tij të zemrës.