Ja kush do ta prezantojë festivalin e fundvitit të RTSH-së

514
Edicioni i 54-të i Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar, ashtu sicc ëhstë premtuar në fillim këtë vit do të na sjell surpriza pa fund. Edhe pse u lakmuan shumë emra të njohur, këtë herë magjinën e prezantimit e ka rrëmbyer Pandi Lacco, ku krah tij do të jenë dy bukuroshet, aktorja Kosovare Gresa Pallaska dhe gazetarja Blerta Tafani.
Protagonistët që do të ngjiten në skenë për të prezantuar festivalin do të kenë një tjetër formulë. Një treshe, e cila pritet të sigurojë një festival, i cili siç deklaroi pak ditë më parë edhe drejtori i RTVSH-së, Martin Leka, do të mbahet mend gjatë. Pandi Laço do të jetë krah dy bukurosheve, jo vetëm si prezantues, por edhe skenaristi zyrtar i festivalit të 54-t, ndërkohë gazetarja Blerta Tafani, vjen nga studiot e TVSH-së, pas një eksperience të gjatë në media, si gazetare dhe spikere lajmesh.
Mjaft kuriozitet ngjall emri i aktores Gresa Pallaska, e cila ngjitet në skenë, jo thjesht duke respektuar traditën e krijuar të festivalit, i cili prezantohet edhe nga përfaqësues nga Kosova, por edhe pas sukseseve në skenën e teatrit dhe kinemasë kosovare, por edhe një figurë e dashur për publikun përmes produksioneve televizive.
Sigal