Ja kur trupi e ka të vështirë të humbë kilet e tepërta

171
Nëse e keni vënë re, prej disa kohësh nuk jeni më në gjendje që të hani një picë të tërë për vetë dhe të bëni një shëtitje të gjatë në ajër të pastër. Pikë së pari, ju ofrojmë ngushëllimet tona.
Së dyti, duhet t’ju themi se nuk jeni vetëm ju.
Melissa Halas-Liang, koordiantoria për mediat në “California Academy of Nutrition and Dietetics” shpjegoi se pse dhe kur ndodh ky fenomen.
“Masa muskulore dhe fuqia fillojnë të bien në moshën 30 vjeçare si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kjo është arsyeja se pse nuk hamë më aq shumë dhe na duhen më shumë fuqi për t’u stërvitur. Pra, metabolizmi ynë nuk është aq mirë, për shkak të humbjes së masës muskulore. Energjia bazike, ajo që na nevojitet për frymëmarrje dhe funksione të tjera bazë, bie me 10% në moshën 50 vjeç dhe 20-25% në moshën 70 vjeçare”, shpjegon Halas-Liang.
Kjo gjë është më e vështirë për femrat, pasi ato përsojnë një ndryshim hormonal për shkak të menopauzës. Kjo e vështirëson shumë sfidën e të mbajturit të një peshe konstante. “Kini parasysh se në këtë moshë, njerëzit stërviten më pak, pra nuk është thjesht çështje hormonesh. Ju duhet të lëvizni më shumë dhe të hani më pak pasi kalon dekada e tretë e jetës.”Pavarësisht se sa stërviten, meshkujt e kanë një avantazh. “Natyralisht, meshkujt kanë masë muskulore më të madhe se femrat duke e pasur metabolizmin më aktiv. Është më e lehtë për meshkujt të humbasin peshë në mënyrë natyrale. Ndërsa njerëzit plaken, ata humbin masën muskulore, gjë që na detyron të zhvillojmë një stërvitje të domosdoshme për peshën trupore”, thotë Halas-Liang.
Por ka një lajm të mirë. Ashtu siç Halas-Liang tregon, “Mënyra më e mirë për të përmirësuar metabolizmin është duke rritur masën muskulore. Është si të krijosh një furrë për trupin, e cila e mban nxehtësinë edhe pasi stërvitja juaj ka përfunduar.”
Pra ju duhet të bëni ushtrime të rregullta për të paktën dy ditë në javë që prekin gjithë muskujt e trupit. Nëse humbni peshë, ju humbni si masë muskulore ashtu edhe yndyrna. Kur dieta mbaron dhe fitoni peshë sërish, me shumë mundësi ju do të shtoni nivelin e yndyrnave në trup.
Pra, edhe pse gjërat po ndryshojnë për trupin tuaj, nuk duhet të ndiheni të mposhtur. Çelësi i suksesit është që pas të tridhjetave, të ushtroheni pak më shumë dhe të hani më pak.