Ja ku ndodhet ujëvara që buron nga qielli

512
Kopshtet përrallore të Pallatit të famshëm i Versajës do të jenë tashmë më spektakolare, falë një ujëvare gjigante të pazakontë. Atraksioni spektakolar është krijuar për të jetësuar vizion fillestar – asnjëherë të realizuar – të Andre Le Notre, kopshtari kryesor i mbretit Luigji XIV. Instalacioni është një nga tre krijimet e artistit Olafur Eliasson, e vendosur pranë Parisit. Artisti novator që u rrit në Islandë dhe Danimarkë do ta prezantojë veprën e tij nga 7 qershori deri më 30 tetor. “Ujëvara është një përpjekje për të finalizuar, për të bërë të mundur atë që është e pamundur, për të bërë ëndrrat realitet”, – shprehet artisti 49-vjeçar.
Sigal