Ja disa këshilla gatimi për një darkë pranverore

767
Një rizoto ideal për stinën e pranverës me molusqe dhe shparguj, një recetë e cila do të kthehet në një zgjidhje perfekte për darkat gjatë javës.
Përbërësit:
300 gr shparguj
280 gr oriz
100 gr molusqe (të qëruara dhe ngrira)
gjysmë qepë
majdanoz
vaj ulliri
verë e bardhë (e thatë)
lëng perimesh
Përgatitja: 
1. Për të bërë orizin me molusqe dhe shparguj, lërini të shkrijnë midhjet.
2. Pastroni shpargujt, hiqni majat dhe këmbët ndajini në copa të vogla dhe gatuajini në mikrovale për 4 minuta.
3. Grijeni ndërkohë qepën dhe skuqeni në një tigan me 3 lugë vaj ulliri.
4. Skuqni pak dhe orizin bashkë me qepën, më pas shuajeni me verë dhe në fund të gatimit hidhni lëngun e perimeve shumë të nxehtë, por duke e shtuar herë pas here.
5. Shtoni në mes të gatimit shpargujt me midhjet me pak nga uji i tyre.
6. Në fund kompletojeni me majdanoz të grirë dhe majat e shpargujve.
Sigal