Ja disa gënjeshtra që duhet t’ia thoni me patjetër miqve tuaj

688
Fundi i një marrëdhënie vjen nga gënjeshtrat. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë.
Por në një raport miqësor, gënjeshtrat mund ta forcojnë atë. Po flasim për gënjeshtrat e bardha sigurisht.
Rezulton se, të gënjyerit për të mbrojtur ndjenjat e mikut tuaj mund të jetë një gjë shumë e mirë për t’u bërë nga ana juaj. Ndonjëherë jo gjithmonë duhet t’i thoni shokut/ shoqes suaj të vërtetën ashtu siç e mendoni.
Kjo do ta ndihmonte atë të ndihet më mirë, edhe pse ndoshta ai e di që ju mund të jeni duke gënjyer.
Ja disa gënjeshtra të bardha të pranueshme në një rapor miqësor
1-Faleminderit! Më pëlqen shumë dhurata që më ke dhënë
Ndoshta juve nuk ju pëlqen dhurata që iu ka bërë, por mos ia thoni pavarësisht marrëdhënies së mirë që ju keni. Mjafton që ai/ajo ka shpenzuar kohë, para, për t’ju bërë ju të ndiheni mirë.
2-Isha gati për të ju telefonuar
Ne duam t’i lëmë të mendojnë miqve tanë se edhe pse nuk kujtohemi për ju çdo ditë, mendojmë për ju. Mund të kemi shumë gjëra tjera në mendje, por nëse miku juaj ju thërret, kthejani edhe ju ndonjëherë, kjo do t’i bëjë të ndihen mirë.
3-Ju dukeni e mrekullueshme
Çdo njeri ka nevojë për disa fjalë të bukura, aq më tepër kur vijnë nga njerëz që ne i konsiderojmë shumë të rëndësishëm. Askujt nuk i kushton asgjë nëse i tregon shoqes që ka humbur pak peshë, apo që rrobat e reja që ka blerë i rrijnë shumë mirë.
4-Jam kënaqur me … (librin, trikon, këngën, pikturën tuaj).
E bukura është relative. Prandaj ju mos e lëndoni ndjenjat e një miku kur ata përpiqen të jenë kreativ. Vlerësojeni punën e mikut tuaj.
5-Unë e kuptoj qëllimin tuaj
Edhe pse në debat mund të mbroni ide të kundërta, mos u përpiqni ta thoni atë në mënyrë agresive, por lini të kuptohet se ti e di se çfarë ai po përpiqet të thotë dhe qëllimin që ka, edhe pse nuk je shumë dakord.
Sigal