Ja cili është momenti më i mirë për të larë dhëmbët

523
Sigal

Gazeta Telegraf/ Të lash dhëmbët, është dicka që të gjithë duhet ta bëjnë një herë në
ditë.

 

Por sa shpesh dhe për sa kohë
duhet që të lajmë dhëmbët?

 

Përgjigja
e shkurtër është rreth 1896 orë në një jetë, por sipas një studimi realiteti
është se njerëzit po i lajnë rreth gjysmës së asaj kohe.

 

Këshilla për mënyrën më të
mirë për të larë dhëmbët është shpesh konfuze dhe kontradiktore, kështu që
zakonet janë të ndryshme nga personi në person.

 

Por dentistja Payal Sharma Birch
ka dhënë rekomandimet e saj për larjen e dhëmbëve.

“Dy minuta të paktën është
idealja, 30 sekonda për cdo cep të gojës. Përpara gjumit është më i rëndësishëm,
pasi kemi zvogëluar rrjedhjen e pështymës, kur jemi në gjumë”, thotë ajo.