Ja cilat janë sinjalet që jep mbretëresha me anë të çantës

132
Çanta e mbretëreshës së Anglisë është po aq e rëndësishme sa kurora apo qeni i saj, sepse ajo e përdor atë për të dhënë sinjale të ndryshme, sidomos në vizita zyrtare.

Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, mbretëresha Elizabeth e përdor çantën e saj për ti dhënë stafit të saj sinjale sekrete kur ajo që gati që të përfundojë bisedën.

Ai ka thënë për revistën People se nëse ajo e kalon çantën nga një krah në tjetrin, atëherë është gati që ti japë fund një bisede, ndërsa kur e vendos në tavolinë, do të thotë se është gati të largohet.

Në raste të tilla është stafi që kujdeset në mënyrë që Mbretëresha të largohet nga biseda me mirësjellje. Ata i kuptojnë lehtësisht sinjalet e saj dhe ka raste që vijnë dhe ndërhyjnë duke thënë: Zotëri, kryepeshkopi i Canterbury do të donte t’ju takonte.

Mbretëresha e Anglisë nuk është e vetmja që e përdor këtë metodë sepse edhe dukesha e Kembrixhit vepron njësoj.