Ja cilat janë gënjeshtrat që shkatërrojnë lidhjen

518
Sigal

Lidhjet mes një çifti shpesh mund të jenë në një
krizë dhe ato kalohen apo edhe vjen deri tek ndarja.

Janë edhe gënjeshtrat
që ndihmojnë në shkatërrim të një lidhje dhe shpesh mund edhe të rregullohen
nëse nuk gënjehet.

Më poshtë gjeni tri
gënjeshtra që mendohet se shkatërrojnë lidhjen tuaj:

1. Gjithçka është në
rregull

Kur diçka është duke
iu penguar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i ikni
grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni i/e lodhur apo i/e zënë
me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni “gjithçka është në
rregull” kur nuk është, thoni kjo po më pengon mua do të flasim pas punës rreth
kësaj.

2. Bëj ç’të duash, mua
nuk më intereson

Ndoshta ndonjëherë
vërtetë nuk jeni i/e interesuar dhe dëshironi të leni vendimin në duart e
tij/saj por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që ju mendoni
se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët.

3. Në rregull do të
qëndroj me ty sonte

Nëse situata mes jush
është e tensionuar dhe ju keni nevojë për kohë larg tij/saj, thoni këtë. Nëse
qëndroni me të dashurin/en në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do
të fillojnë grindjet mes jush.