Ja çfarë ndodh nëse spërkasni me alkool shtratin tuaj!

881
Shumë njerëz përdorin alkool për të hequr ngjitësin ose si dezinfektues. Por vetëm pak njerëz e dinë se ka përdorime të shumta të alkoolit përtej dezinfektimit dhe se mund të përdoret edhe për përgatitjen e shumë produkteve kozmetike.
1. Zëvendësues i deodorantit
Nëse keni harruar deodorantin në shtëpi ndërkohë që keni dalë nuk ka përse t’iu kapë paniku. Mund të shpëtoni nga bakteret që shkaktojnë erë të keqe thjesht duke u fërkuar me alkool. Ju mund të gjeni alkool në çdo çantë të ndihmës së shpejtë. Por, alkooli mund të përdoret përkohësisht, për shkak se ekspozimi i gjatë ndaj tij mund ta irritojë lëkurën tuaj.
2. Hiqni qafe insektet nga shtrati
Nëse në shtratin tuaj ka insekte është e vështirë që t’i hiqni qafe. Lajmi i mirë është se insektet mund të hiqen qafe me alkool. Ajo që duhet të bëni është të derdhni pak alkool në një një shishe me spërkatës dhe pastaj të shpërndani alkool duke spërkatur me të mbi dyshek dhe jastëk. Është shumë e rëndësishme që ta përsërisni procedurën disa herë për të shpëtuar krejtësisht prej tyre.
3. Vrisni morrat
Ju gjithashtu mund të hiqni morrat duke përdorur alkool. Thjesht duhet të mbushni një shishe me spërkatës me këtë përbërës dhe të shtoni disa pika vaj livando. Aplikoni përzierjen në flokë dhe në lëkurën e kokës dhe pastaj krihni flokët për të hequr qafe morrat e ngordhur.
4. Alkool si ftohës në shtëpi
Alkooli nuk do të kthehet në akull nëse e vendosni në frigorifer. Kjo është e rëndësishme, sepse ju mund ta përdorni për të bërë jastëkun tuaj ftohës. Bëni një përzierje me 2 pjesë ujë dhe 1 pjesë alkool në një qese plastike të tejdukshme. Para se ta ruani në frigorifer, mos harroni të hiqni sa më shumë ajër të jetë e mundur. Kombinimi duhet të jetë përzierja që duam pas 1 ore apo më shumë. Me këtë përzierje mund të freskoni ushqimin ose mund ta përdorni si një pako akulli.
5. Hiqni manikyrin
Kimikate të ndryshëm të ashpër janë pjesë e përbërjeve që heqin manikyrin dhe këta kimikate shpesh i dëmtojnë thonjtë tuaj. Fërkimi me alkool është një zëvendësues i mirë i acetonit kimik. Kjo mënyrë e heqjes së manikyrit mund të marrë pak minuta kohë më shumë, por thonjtë nuk do të dëmtohen gjatë procesit.
6. Pastroni veshët
Fijet e pambukut përdoren ende nga shumë njerëz për të pastruar veshët, por kjo procedurë është me të vërtetë e rrezikshme, sepse në të vërtetë me to e shtyni thellë e më thellë dyllin në vesh. Bëni një përzierje me alkool dhe uthull të bardhë. Zhysni në këtë përzierje një shtupë pambuku dhe pastaj hidhni në vesh pika nga kjo përzierje. Dylli do të hiqet vetë dhe plotësisht .
7. Pastroni lëkurën tuaj
Shumica e pastruesve dhe kremërave të fytyrës ​​përmbajnë peroksid benzoili. Në sajë të vetive të tij të fuqishm qetësuese dhe anti-inflamatore, alkooli vepron mire mbi lëkurë.
Ai parandalon shpërthimin e puçrrave të reja, zbut dhe qetëson lëkurën përreth dhe dezinfekton çdo puçërr ekzistuese. Aplikoni alkool direkt tek vendi i prekur në lëkurë.
8. Hiqni qafe qimet që rriten brenda lëkurës
Kur rruani sqetullat ose pjesën e bikinit, shpesh zona është e mbuluar me pika të kuqe. Kur aplikoni pak alkool në pjesën e skuqur dhe të irrituar, çdo gjë është jetë ndryshe. Një veprim i tillë do ta lerë të butë lëkurën dhe do të lehtësojë çdo acarim.
9. Largon herpesin dhe plagët
Pavarësisht se mbase vetëm një përqindje e vogël i njerëzve kanë përjetuar ndonjëherë një shpërthim të madh të herpesit apo plagëve nga i ftohti, 85% e njerëzve janë bartës të virusit të herpesit.
Aplikoni alkool isopropil 70 % në situata kur keni shpërthim të herpresit. Ai do t’i heqë plagët e shkaktuara nga herpesi në mënyrë efektive dhe të shpejtë.
10. Pastrues për duart
Ju mund të bëni një pastrues fantastik për duart duke përdorur alkool. Bëni një përzierje me pak pika vaji nga pema e çajit, gjysmë luge çaji alkool isopropyl dhe rreth 110 gr xhel aloe vera.
Sigal