Ja çfarë lloj seksi ju pëlqen sipas shenjës së horoskopit

1775
Një ndër gjërat më seksi është njohja me preferencat seksuale të partnerit, dhe për t’ju ndihmuar në përsosjen e cilësisë së përmendur, po ju sjellim pasqyrën e hollësishme të preferencave seksuale të shenjave të horoskopit.
Dashi
Deshët i eksiton seksi agresiv, i vrazhdë dhe i shpejtë. Pikërisht për këtë arsye, për Deshët janë ideale të gjitha variantet e pozës doggy, në të cilën ai do të mund të caktojë tempin. Tek pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë gjithçka shkon pa kurrfarë paraloje. I eksiton prekja e flokut, puthja nëpër ballë dhe mjekër.
Demi
Demat më së shumti kënaqen në seksin sensual, të ngadalshëm, andaj për ata më të preferuara janë variantet e ndryshme të pozës misionare. Për ta seksi është një mundësi lirimi nga përditshmëria e mërzitshme. I çmend puthja dhe prekja në qafë. Mund të thuhet që i ushqen vetes një përbuzje në lidhje me fantazitë erotike.
Binjakët
Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë seks pa ngarkesa, relaksues dhe argëtues, andaj për ta janë ideale të gjitha pozat jokonvencionale. Ata do të kënaqen në seks të shpejtë në ulësen e prapme të veturës, por edhe gjatë një mbrëmje të gjatë klasike. Binjakët eksitohen nga bisedat erotike e po ashtu edhe nga prekja e krahëve dhe duarve.
Gaforrja
Pozat në të cilat ju jeni sipër janë të preferuara dhe praktike, duke pasur parasysh variacionet e ndryshme në të cilat do të mund të përshtateni me kërkesat dhe dëshirat e partnerit. Gaforret para së gjithash seksin e përjetojnë si përvojë emocionale. Kur emocionet e tyre të aktivizohen, shndërrohen në dashnor me pasion.
Luani
Ke një personalitet të mbushur me kontradikta dhe shpërthime emocionesh. Është pikërisht kjo pikë nga ku buron energjia jote shpërthyese seksuale. Nëse dëshironi ta çmendni një Luan filloni me puthjen e shpinës dhe vazhdoni me një masazh erotik. Më shumë mburren për seksin sesa bëjnë realisht.
Virgjëresha
Pikërisht kontrolli Virgjëreshave u është më i rëndësishëm në seks, andaj ju duhet vetëm të shtriheni dhe të kënaqeni me surprizat e këndshme që do t’ju ofrojë partneri. Në zemrën e tyre ata janë të përsosur të cilët që nga detajet më të imta dëshirojnë të përmbushin fantazitë e tyre erotike.
Peshorja
Peshoret janë ekspertë të vërtetë në seks të cilëve në shtrat çdo gjë u shkon për dore dhe të cilët në seks vërtetë kënaqen. Kërkesa e saj është e qartë: një partner në lartësinë e duhur, një ambient me muzikë të ëmbël në sfond, një darkë nën atmosferën e qirinjve dhe një bisedë apasionante.
Akrepi
Shumë i pasionuar, shenjë e famshme për këtë, është krejtësisht e paparashikueshme, emocionale, posesive dhe me një erotikë misterioze. Akrepat pëlqejnë të paramendojnë koreografi të veçanta. Kënaqësitë e tyre më të ndjeshme nuk është e vështirë t’i zbuloni, gjenden në hapësirën e organeve seksuale.
Shigjetari
Nga mbretërit e spontanitetit mund të prisni seks në të gjitha vendet e mundshme dhe të pamundshme, madje edhe në çdo çast. Pëlqejnë nëse i përqafoni duke ju thënë fjalë të bukura, por nëse dëshironi që edhe më t’ju zgjoni ndjenjat, atëherë vendi i duhur për t’i ledhatuar është pjesa e poshtme e shpinës.
Ujori
Ujori është një shpirt i lirë, që nuk i intereson fare se çfarë mendojnë të tjerët për të. I pëlqen të ngushëllohet me seks kur është i mërzitur, për të çdo gjë zgjidhet me seks. Ujorët janë shumë kureshtar, që pandërprerë i shtyn të bëjnë eksperimente. Mundohen të jenë të sinqertë e të njëjtën gjë e kërkojnë edhe nga partneri.
Peshqit
Peshqit më së miri lexojnë lëvizjet e trupit, andaj janë shumë të dëshirueshëm si partnerë seksualë, duke pasur parasysh që në çast mund t’ju kuptojnë se çka dëshironi dhe çka ju përshtatet. Janë shenjë shumë e ndjeshme por dhe dashnorë shumë kreativë. Lundron në oqeanin e imagjinatës dhe pëlqen t’ia lë iniciativën partnerit.
Sigal