Ja çfarë duhet të bëni për të evituar gabimet më të shpeshta pas ndarjes

571
Shkëputja e lidhjes mund të jetë shumë e rëndë, sidomos nëse nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti që, në një rast të tillë, shpesh bëjmë gjëra “jonormale”. Amy Höglund, autorja e librit “Your Boyfriend’s Best Girlfriend”, ka përpiluar listën e gabimeve më të këqija që bëhen pas ndarjes:

Mos iu lutni tepër!
Të kërkosh falje është një gjë tjetër, por lutjet e tepërta janë të pavend. Duhet të mos e poshtëroni veten, sepse askush nuk dëshiron që të jetë në lidhje me një person të tillë.
Ribashkimi jo tepër i hershëm

Ndonjëherë ndarjet shërbejnë për ta analizuar situatën dhe mundësinë e rifillimit të lidhjes. Por, nëse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atëherë nuk keni bërë asgjë.

Jo vajit me anë të këngës…
Nuk ka asgjë të keqe që ta dëgjoni këngën tuaj të preferuar, duke qarë dhe duke kujtuar kohën e kaluar. Por, nuk ka nevojë që ta incizoni veten dhe ta nxirrni në “YouTube”. Megjithatë, kjo është një çështje personale.

Dhënia pas veseve
Ndarjet mund të jenë aq dramatike, sa të na e ndryshojnë jetën. Nëse vëreni se keni filluar të pini alkool, e më parë nuk ju ka shkuar mendja për një gjë të tillë, atëherë duhet të ndaleni e të mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja
Në shikim të parë mund të duket ide e mirë, por hakmarrja në fund do t’ju lëndojë më shumë ju sesa ish-të dashurin tuaj. Pastaj, kurrë nuk mund ta dini se a është ndarja vetëm e përkohshme, apo jo, ku nëse është e përkohshme, pas hakmarrjes mund të bëhet e përhershme.
Sigal