Ja arsyet pse parfumi dëmton shëndetin

516
Parfumet janë pjesa më e dëshiruar pothuajse për të gjithë ju, ato mund të bartin aroma të këndshme e që iu bëjnë më të lehtë prezencën tuaj në ndonjë vend adekuat pavarësisht a është ndonjë aheng apo vetëm takim pune, dashurie etj. Patjetër që një parfum mund të ketë një aromë të mrekullueshme por jo edhe aq shumë ngase një parfum mund të iu shkaktojë dëme shëndetësore. Dicka të tillë vërtetuan studiuesit në Washington, ku analizuan procesin e shpërndarjes së një parfumi tek ata të cilët iu shkaktohet dhimbje koke menjëherë porsa të ndjejnë një aromë.
Studimet rezultuan deri në atë pikë sa që u kuptua se ekziston një listë e gjerë e parfumeve të markave të njohura por që ato të përmbajnë përbërës të dëmshëm për shëndetin e meshkujve, duke bërë që dicka e tillë të dëmtojë spermën. Parfumet me përbërës të dëmshëm mund të shkaktojnë probleme edhe tek hormone të cilat mund të përcillen pastaj me disa lloje sëmundjesh si kanceri të gjëndrës tiroide, sjellin obezitetin, diabetin e shumë probleme të tjera të rënda shëndetësore duke mos anashkaluar edhe alergjitë.
Sigal