Ja 22 privilegjet financiare e familjare, për të cilat deputetët nuk pranojnë të dalin në pension…

215
Përparim HALILI
Reagime pas shkrimit të “Telegraf”: Nuk zbatohet ligji për moshën e pensionit të deputetëve, shteti nuk u ndërpret marrëdhëniet financiare
E përse duhet të dalin në pension, kur jetojnë në luks, trajtohen me privilegje personale e familjare, kur nëpërmjet mandatit bëjnë “pazare” me punësime në miliona lekë për 1 vend pune, kur udhëtojnë me makina luksoze shtetërore, kur shëtisin gjithë botën me taksat e shqiptarëve, kur për 6 muaj kanë të drejtë të mos shkojnë në parlament (punë) dhe paga u jepet e plotë…
Gazeta “Telegraf”, nëpërmjet bashkëpunëtorit të saj për problemet e pensioneve dhe pagave ekspertit Fadil Kepi, trajtoi katër ditë më parë një problem që lidhet me mos zbatimin e ligjit të pensionimit nga shtetarët e lartë. E kemi fjalën për deputetët. Ata nuk pranojnë të dalin në pension edhe 5 e 10 vite pas plotësimit të moshës, por qëndrojnë në parlament, duke u paguar nga buxheti i shtetit. Po kështu, vetë shteti nuk i detyron të dalin pension, duke u ndërprerë marrëdhëniet financiare ditën e plotësimit të moshës për pension, siç vepron me kategoritë e tjera të punonjësve, të cilët njoftohen 30 ditë para plotësimit të kohës ligjore të qëndrimit në punë! Si gjithë të tjerët edhe deputetët, daljen në pension në moshën e përcaktuar ligjore, ua detyron Kodi i Punës dhe një seri vendimesh e urdhrash që burojnë prej Ligjit Nr. 136/2015 (i ndryshuar) dhe prej shumë ligjeve të tjera mbi punësimin dhe moshën e daljes në pension të zyrtarëve të lartë, qofshin këta edhe të zgjedhur (deputetë), por që ushtrojnë detyra shtetërore. në redaksinë e “Telegraf” kanë ardhur shumë reagime lidhur me sqarimet e bëra prej ekspertit Fadil Kepi, duke kërkuar të publikohen shkaqet se përse deputetët nuk pranojnë të dalin në pension dhe përse nuk u ndërpriten marrëdhëniet financiare kur ata arrijnë moshën e detyrueshme ligjore të daljes në pension! Në përgjigje të këtyre reagimeve, po publikojmë motivet, se përse deputetët nuk e lëshojnë kolltukun edhe pasi plotësojnë moshën për të dalë në pension. Siç kuptohet, ka vetëm një arsye përse ata nuk pranojnë të dalin në pension: Pagesa e lartë që marrin, shpërblimet dhe privilegjet e tjera për veten e familjarët, pa llogaritur privilegjet që i krijojnë, i sigurojnë dhe i realizojnë e i garantojnë nëpërmjet fuqisë së mandatit si deputetë… E përse duhet të dalin në pension, kur ata jetojnë në luks, kur trajtohen me privilegje personale e familjare? Përse duhet ta lënë kolltukun e deputetit, kur nëpërmjet tij bëjnë edhe “pazare” me punësime në miliona lekë për 1 vend pune? Përse duhet ta lënë kolltukun e deputetit, kur udhëtojnë me makina luksoze shtetërore? Përse duhet të dalin në pension, kur ata shëtisin gjithë botën me taksat e shqiptarëve, kur për 6 muaj kanë të drejtë të mos shkojnë në parlament (punë) dhe paga u jepet e plotë, për më tepër që edhe shteti nuk i nxjerr në pension me forcën e ligjit?!
Ja pagat, shpërblimet, dietat dhe privilegjet përfitojnë deputetët
1. Paga e deputetit: 156 mijë e 750 lekë (22 ditë). 
2. Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.
3. Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.
4. Kryetarët e komisioneve parlamentare:5% shtesë page. 
5. Për 1 mbledhje komisioni: 2 mijë lekë të reja (12 mbledhje në muaj).
6. Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
7. Kryetari i komisionit parlamentar: 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
8. N/kryetari komisionit parlamentar: 2200 lekë të reja për çdo mbledhje. 
9. Deputeti përfiton: 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale 
10. Deputeti përfiton: 40 mijë lekë të reja në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta. 
11. Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 2500 lekë të reja pagesë.
12. Për dietat brenda vendit: 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
13. Deputeti përfiton: 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj. 
14. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
15. Deputeti kur del nga Tirana: 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.
16. Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.
17. Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
18. Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
19. Punësim në institucionet shtetërore për bashkëshortet/ët 
20. Punësim në institucionet shtetërore për familjarët që jetojnë me ta.
21. Pagesë 2% të pagës mujore, për çdo vit pune të siguruar
22. Kredi strehimi me vlerë 50 milionë lekë, me 0% interes
Ja pensionet dhe ndihma ekonomike për popullin 
1. Pensioni minimal: 14.350 lekë
2. Pensioni mesatar: 26. 680 lekë
3. Pensioni i lartë: 29.189 lekë
4. Pensioni në fshat: 12.866 lekë 
5. Pensioni për aftësi të kufizuar: 9900 lekë 
6. Pensioni për të verbër: 11. 250 lekë 
7. Pensioni për paraplegjikët: 9900 lekë
8. Pensioni për tetraplegjikë: 9900 lekë 
9. Jepen 1900 lekë në muaj për kryefamiljarin
10. Jepen 1800 lekë në muaj për bashkëshorten
11. Jepen 1260 lekë në muaj për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç
12. Jepen 900 lekë në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç
13. Jepen 2600 lekë në muaj, kur familja përbëhet nga vetëm 2 bashkëshortë
14. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)
15. Jepen 3 mijë lekë në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura)

Nuk mbarojnë tenderët e Tahirit në polici, 11 miliardë lekë për bojë printeri

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 
1. Autoriteti kontraktor, adresa: Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruar, Sheshi “Skenderbej”, Nr.3, Tel 04224403. Tiranë 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: ”Procedurë e Hapur”, Prokurim elektronik 
3. Objekti i prokurimit të kontratës: “Blerje Toner”
4. Fondi limit total: 91,985,132 (nëntëdhjetë e një milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e njëqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. 
5. Data e zhvillimit te tenderit: 05/05/2017 Ora: 11:00 
6. Vendi: Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve te Përqendruara. 
7. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: Data: 05/05/2017, Ora: 11:00

Bashkia Malësi e Madhe ngre “distributor” nafte, tender 117 milionë lekë 

BASHKIA MALËSI E MADHE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Malësi e Madhe, Adresa Koplik, Malësi e Madhe, Tel/Fax 0221 2 2650/2651, E-mail [email protected] 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Furnizim me karburant 
4. Fondi limit: 9.763.334 (nëntë milionë shtatëqind e gjashtëdhjetë e tremijë e treqind e tridhjetë e katër lekë) pa TVSH, ndërsa me TVSH, fondi është: 11.716.000 (njëmbëdhjetë milionë, shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë lekë). 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Deri 31.12.2017 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: data 08/05/2017,ora 10:00 
7. Vendi: Bashkia Malësi e Madhe 
8. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:08/05/2017, ora 10:00