Iva Aliko: Projektet e mia të ardhshme në nivele shumë të larta

1541
Sigal

Flet fotomodelja super sexy & këngëtarja e suksesshme, Iva Aliko: Jam pro martesave gay!

Ndonëse fillimet e saj kanë qenë me baletin dhe spektaklet e bukurisë, Iva Aliko njihet edhe si këngëtare. Ajo është 21 vjeç dhe shume e re ne moshë, por pas krahëve ka një super karrierë të suksesshme. Mes fjalëve të saj, duket qartë një vajzë me ambicie, mjaft e kujdesur në ato që thotë dhe që nuk pranon të adhurojë askënd, përveç punës së saj. Një rrugëtim i gjatë mes baletit, modës dhe këngës e bëjnë Ivën një 21-vjeçare të kompletuar dhe me shumë arritje në një moshë të re. Për më tepër ju ftojmë të lexoni këtë intervistë 100% te sinqerte.

 -Përshëndetje Iva! Natyra të ka falur forma perfekte, si kujdesesh për imazhin tënd dhe për të mbajtur trupin në formë?

Kujdesem shumë për veten, që nga dieta ime e përhershme, mos abuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike, përditshmëria me palestrën dhe ecjen, trajtimet e ndryshme estetike etj. Këto janë kryesoret për të pasur një fizik në formë.

  -Fillimet e tua kanë qenë si balerinë & modele, me pas edhe si këngëtare, cila nga këto tri pasione është i duhuri për ju?

Në fakt, baletin & modelingun, ëndrrat e fëmijërisë, nuk mund t’i hedh poshtë. Janë një pasion, i cili më ka shoqëruar në çdo hap, por duke qenë se unë tashmë po fokusohem më shumë te televizioni dhe modelingu, këto të dyja i shoh për më tej, por më shumë televizionin! Unë kam qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme si Top Fest etj. Të gjithë këta komponentë më bëjnë kjo që jam sot dhe përkasin një të kaluare shumë të bukur të jetës sime.

 -Si profesioniste, a mund të na jepni disa këshilla mode mbi tendencat më të fundit të këtij sezoni veror?

Tendencat e verës nuk njohën limite këtë sezon. Ato që i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i Gucci-t e i D&G ishin mjaftueshëm frymëzues për pasuesit të cilët sollën një mori ngjyrash e modelesh ekstravagante këtë sezon veror. Celio besnik si gjithmonë , pa ndryshime të mëdha kishte sjellë një koleksion mjaft maskilist duke përdorur ngjyrat e tokës dhe grinë. Rocco Barocco të kujtonte koleksionet e Gabanna-s para dy viteve, duke mbizotëruar e bardha dhe tyli. Cortefiel solli një shpërthim me ngjyra elektrike dhe dizenjo pafund.

 -Çfarë mendoni në total për veshjen e shqiptarëve?

Njerëzit mundohen dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në fakt, por dikush mbërrin dhe dikush jo, shpesh herë kjo vjen edhe si bllokim i një mentalitet paragjykues përsa i përket veshjes.

 -Si i shikoni të rinjtë sot, përqasjen që kanë ata me modën?

Dëshira e të rinjve shqiptarë është që ta përqasin shumë shpejt modën, por kushtet dhe mundësitë jo të gjithë i kanë, sepse të ndjekësh modën do të thotë jo vetëm ta ndjekësh në mënyrë virtuale por edhe ta mbartësh atë, që do të thotë të shpenzosh para për të. Por shohim që shumica e të rinjve dinë mjaft mbi të, të zgjedhin atë që duhet, ta kombinojnë dhe ta përshtatin mirë me veten, si dhe të luajnë me aksesorët, që e bëjnë një veshje më tërheqëse.

 -E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?

Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të ardhmes sime. Përqindja e guximit është e madhe, por 100% është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet. Më pëlqen të qëndroj tek e para pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme.

– Jeni për martesë apo bashkëjetesë?

Sigurisht të dyja, në kohën e duhur.

 -Cilat janë studimet e Ivës?

Vazhdoj studimet e larta për Diplomaci, në një universitet jo publik .

  -Projekti juaj më i afërt me çfarë po merreni konkretisht?

Të jeni të sigurt që projektet e mia do jenë në nivele akoma më të larta, kam mësuar shumë deri tani dhe do t’i vë në zbatim. Jam korrekt me gjërat që dëshiroj t’i shtoj jetës sime. Më pëlqejnë shumë ngjyrat dhe do doja të eksploroja shumë në projektet e mia, që do të jenë gjithnjë pjesë e kulturës dhe artit.

-Ndërkaq, le të kalojmë tek martesat gay, jeni pro apo kundër?

 Sigurisht që Pro.

 -Dhe në fund, diçka për ta mbyllur …

Një falënderim special dhe shumë të përzemërt për familjen time madhështore, që më ka përkrahur e mbështetur për gjithçka, gjithashtu dy mikeshat e mia të dashura që kurojnë pamjen time, stilisten Senida Divintari & estetisten e mirënjohur Merita