Iva Aliko: Në shtrat jam pasionante

682
Ivën e takojmë në një nga baret luksoze të Tiranës. E thjeshtë, por që prej larg bën diferencën. Bie në sy menjëherë për stilin e të veshurit ‘fashion’. E bukur, e zgjuar, tërë sharm ajo ka një vizion të qartë për jetën dhe strategjinë e sukseseve. Ka një karakter të fortë, por gjithmonë është nën shigjetat mashkullore, që nuk e lënë të qetë gjatë tërë 24-orëshit. Po rata që janë më të vëmendshëm ndaj saj janë politikanët, deputetët, ministra apo ish-ministra. Në një intervistë ekskluzive për lexuesit, showgirl-i sexy Iva Aliko na rrëfen gjithçka pa përjashtim … 
-Së fundi ishe pjesëmarrëse në ‘Shkodra Fest’ , a u ndave e kënaqur në këtë event? 

Po, arrita të kaloja në finalen e madhe, ku edhe fitova çmimin ‘Best Female’ 
-Ndërkohë njiheni edhe si prezantuese spektaklesh, të pëlqen ekrani? 

Po, unë isha prezantuesja e spektaklit ‘Miss&Mister Internacional Albania’. Falënderoj produksionin për këtë përzgjedhje. 
-Të kalojmë pak në planin sentimental… Jam kurioz të di për jetën tënde private… Pa më thuaj… Propozimi më i fortë që të kanë bërë dhe nga kush? 

Ahaaaaaaaa. Meshkujt nuk bëjnë dot pa femrat, por dhe anasjelltas. Në këtë botë hileqare, bukuria ngacmon, tërheq. Ndoshta duket paksa paradoksale, por propozimi më interesant ka qenë nga një Sheik, shumë serioz. Por ishte i vjetër në moshë…ahahaha… Si për të kaluar këtë fakt, ana tjetër ishte se ai kishte një djalë “super sexy”. Ishte një dyzim. Nga njëra anë Sheiku nga ana tjetër djali i tij, ku ideja se do të përballesha çdo ditë me të ishte disi tunduese.

-Deri ku shkoi ky propozim apo njohje? Pate ndonjë flirt?

Jo nuk pata diçka intime, as takim special, por dhe nuk e ndërpremë çdo gjë. Mbajmë kontakte, por të rezervuara.
-Kjo tregon se në të ardhmen diçka mund të ndodhë? 

Kurrë nuk thuhet kurrë. Mund të ndodhë dhe s’mund të ndodhë, varet nga rrethanat, mënyra e komunikimit dhe mënyra e kërkesës në lidhje. Ndoshta…
-Jeni në epiqendër të vëmendjes mashkullore, keni shumë histori të tilla? Cilët meshkuj të tërheqin?

Jo, nuk kam shumë. Jam tepër selektive. Nuk numëroj shumë histori. Nga meshkujt më tërheqin ata që janë me karakter të fortë, e që janë dikushi në jetë. Ata që kërkojnë shumë për të arritur çka mendojnë. 

-Meshkujt kërkojnë femra interesante në shtrat, ju si jeni?

Mund të them shumë qartë, se në shtrat jam pasionante. Mendoj se nuk zhgënjej, pasi jam shumë e mirë në krevat. 
-Thuhet se meshkujt të kanë bërë shumë dhurata, kush ka qenë dhurata më e shtrenjtë dhe nga kush të është dhuruar?

Është e vërtetë meshkujt më kanë dhuruar shumë gjëra të bukura dhe të shtrenjta. Ata që kam njohur më kanë ofruar si dashuri, ashtu dhe gjëra materiale. Ndërsa dhurata më e shtrenjtë ka qenë një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për mua me inicialet e mia. Do të thoni ju sa ka kushtuar? Mos e beso, por ka kushtuar 20 mijë dollarë! Nuk e beson? Shoh habi në fytyrën tënde. Është ndër dhuratat që ka vend të veçantë dhe ma ka bërë ish i dashuri im biznesmen, i njohur në fushën e biznesit.
-Femrat e bukura i ngacmojnë biznesmenët dhe politikanët. Po këta të fundit a e kanë ngacmuar Ivën dhe çfarë të kanë afruar?
Ahaaaaaaaa! Sigurisht, është e vërtetë. Mes shumë atyre që më ngacmojnë janë dhe politikanë apo deputetë, por sot nuk dua të përmend emra. Besoj më vonë mund t’i bëj publikë emrat e tyre. Këta më kanë afruar gjëra materiale, për të mos thënë shtëpi apo ndonjë makinë të mirë.
-Keni një trup perfekt. A keni ndonjë dietë të personalizuar, apo hani pa planifikuar ? 
Për fat gëzoj një metabolizëm shumë të mirë, i cili më lejon që të konsumoj edhe ndonjë nga ato gjëra, që ne i quajmë ‘të ndaluara’. Megjithatë unë i nënshtrohem një regjimi ushqimor të shëndetshëm, duke konsumuar perime, prodhime deti dhe duke shmangur ushqimet e konservuara. 
-Brenda një kohe të shkurtër, ke ardhur fuqishëm. Duket sikur e ke me ngut të bëhesh e suksesshme? 
Jo aspak. Projektet e mia kanë ardhur secila në kohën e duhur dhe kanë marrë vëmendjen e duhur. Nuk e kam me ngut të jem e suksesshme, pasi jam ende e re dhe nuk e pres suksesin të më vijë kaq shpejt.
Sigal