Ismail Kadare një ndër favoritët për çmimin “Nobel” në letërsi

600
Sigal

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët favoritë për të fituar çmimin Nobel 2014 për letërsinë, sipas një publikimi të revistës italiane “Panorama”. 

Revista “Panorama” ka shkruar se Kadare është një tjetër favoritë për këtë çmim dhe që është me mundësi të barabarta me autorët Svetlana Alexievich dhe  Assia Djebar.  Kadare konsiderohet nga kjo revistë si një nga kandidatët historik për këtë çmim dhe gjithashtu renditen disa nga veprat e tij më të njohura.

“78-vjeçari ka fituar çmimin “Man Booker International Prize” në vitin  2005 dhe libri i tij më i shitur mbetet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Por disa botime të tjera të njohura prej tij janë “Kush e solli Doruntinën”, “Prilli i Thyer”,  “Pallati i ëndrrave” dhe “Syri i tiranit”,-ka shkruar “Panorama”.

Në vend të parë të këtij klasifikimi revista italiane, ka publikuar emrin e autorit kenian  Ngugi Wa Thiong’o, i njohur për veprat e tij letrare. Sa i përket autorëve italiane më të favorizuar për këtë çmim janë emra si Dacia Maraini dhe Umberto Eco.

ismail kadare