Ismail H. Xhaferri; Të hiqen filmat e djeshëm

20
Për filmat e komunizmit
Jo mor jo, nuk na zë gjumi
Po su hoqën ato filma
Ikëm e na mori lumi
Po su hoqën ato filma
E shkatrëuam Shqipërinë
Me jermanë e me talianë
Ta harrojmë miqësone
Po su hoqën ato filma
Paqia do jetë e trazuar
As fashistët ,as nazistët
Nuk erdhën për të pushtuar
Sepse filmat e dikurshëm
Janë të gjithë të rënë nga fiku
Dhe talianet dhe jermanet
Tani i kemi ballë miku….
Sepse filmat e dikurshëm
Po na ndjekin pas për dreq
Dhe fashistët dhe nazistët
Nuk kanë qenë dhe aq të keq
Të dënohen ata filma
Se përhapin vrer e helm
“Tomka dhe shokët e tij”
Helmuan një goxha qen
Të largojmë ata filma
Me pushtus e diversantë
Edhe “Partizani Velo”
Mund të jetë një trafikant
Të largohen ato filma
Sepse frikën na kanë kallur
Kush luftoi mbi nazizmin
Terrorist tani do shpallur
Të mos shfaqen ata film
Kjo është sot në plan të parë
Smund të shohim “Mato Gruden”
Që dogji mullarë me bar.
Duhen flakur të gjithë filmat
Me betejat partizane
Smund të shohim Vojo Kushin
Përmbi tanket italiane
Smund të shohim ato filma
Që glorifikojnë lirinë
Se kush bie për atdhe
Natyrisht që bën gabim
Smund të shihen ato filma
Me armiq e partizanë
Vërtet Duçia na pushtoi
Por qe njeri babaxhan
Të shkatrohen ato filma
Nga e keqja duhet ndarë
Turp i madh për Vasil Laçin
Që mbi mbretin hapi zjarr

Te hiqen filmat e luftës
Se na kanë hapur mjaft punë
Bashkëpunëtorët e nazizmit
Nuk duhen tallur aq shumë
Të hiqen filmat me luftë
Tani sduhen më pishtar
“Këshilltaret e Hekalit”
Nuk kanë qenë keshilltar
Këshilltaret e Hekalit 
Ti fshijmë avash …avash
Venë e vriten për liri
Dhe nuk vriten për hashash
Të hiqen filmat e luftës
Një thele ta bëjmë kokoshin 
Të zhdukim Albert Verrine
Të zhdukim dhe Kadri Roshin
Të hiqen filmat e luftës
Që nën hi e mbajne prushin
Të mos kemi Sulë Pitarkën
Sandrin dhe Vjolete Manushin

Të hiqen filmat e luftës
Të ndahet gruri nga kashta
Tani ka filma të tjerë
Filma plot me bythë perjashta
Të hiqen filmat të gjithë
Që frymezojnë lirinë
Tani ka filma me seks
Me hashash e heroinë
Tani ka filma të kohës
Qe nderojne Shqipërinë
Si bëhet njeriu kafshë
S te hajë njeriu njerinë
Tani ka filma të kohës
Me trafiqe e me bythë
Si tja futim njëri tjetrit
Si të çmendemi të gjithë
Për filmat e asaj kohe
Gjithë kjo zhurme jo nuk shkon
Atij që nuk i pëlqejnë
Le të ndërrojë stacion….