Ismail H. Xhaferri: Nuk ka paqe midis nesh

573
Të përçarë e të shpërndarë
Si kokrrat e kallamboqit,
Luftë me mullinjtë e erës, 
I hëngrëm kokën sho-shoqit. 
Ca këndojnë, ca ulërasin. 
Kudo lëmë kokrrën e namit,
Kur gjysma i bie gozhdës,
Gjysma tjetër bam çekanit. 
Zhurmë pafund dhe për asgjë! 
Qëndron strukur e vërteta. 
Të gjithë duan komandantë.
Në një mendje sgjen dy veta. 
Nën udhëheqjen e partive,
Të mprehur e mbajmë shpatën, 
Po se pamë komshiun keq,
Nuk na zë gjumi gjithë natën.
Nën udhëheqjen e partive 
Dhe të qeshësh dhe të qash,
Vit për vit e ca nga ca, 
U kthyem në mitingash.
Të veçuar kokë-menjanë
Ca me plumba ca me gurë. 
Bëjmë paqe me këdo, 
Por me njëri tjetrin kurrë.
Bëmë paqe me italianin, 
Bëmë paqe me inglizin, 
Por vetëm me njëri – tjetrin, 
Kthyer e mbajmë kurrizin.
Bëmë prapë paqe me rusët,
Puthëm jermanin në faqe,
Po ç’e do Luli më Edin,
Nuk ulen të bëjnë paqe.
Secili ri në llogore, 
Obobo na mori lumi! 
Për Lulin edhe për Edin, 
As BE-në nuk e zë gjumi. 
Këta udhëheqësit tanë, 
I kemi të gjithë me huqe,
Të bardhës i thonë të zezë,
Të zezës i thonë e kuqe.
Bëjmë paqe me këdo, 
Me gjithë soj e sorollop,
Hasmit i biem me pushkë 
Dhe njëri tjetrit me top.
Se vetëm në vendin tonë
Nuk gjen vend koka e zigjit, 
Venë e vijnë evropianët
Si në kohën e princ Vidit.
Venë e vijnë Evropianët,
Ne sërish ia bëjmë fora,
Si në kohën e princ Vidit,
Njësoj na ka mbetur ora .
Venë e vijnë evropianet 
Me mesazhet e lirisë,
Por mjaftojnë shqiptarët, 
Ti bëjnë gropën Shqipërisë.
Shqipëri, o nena ime! 
Kuvendimit t’i vëmë pikë
Atë që të bëjmë ne, 
Nuk ta bën asnjë armik.
Bëjmë paqe me këdo, 
Me të bardhë e me të zes,
Për të keqen e atdheut, 
Nuk ka paqe midis nesh .
Nën udhëheqjen e partive,
Lartë t’i mbajmë pishtarët’
Për të bërë eksperimente’ 
S’gjen më mirë se shqiptarët!
Sigal