Ismail H Xhaferri: Jep nën dorë

568
Sigal

          

 

Jep nën dorë të përfitosh!

Jep para e jep ryshfet!

 Që të bëhesh shef
diku,

Që të bëhesh deputet.

 

Jep nën dorë të bësh përpara!

Jep nën dorë të të shkojë mbarë!

Nuk pranohen lekët tona,

Vetëm euro dhe dollarë.

 

Jep nën dorë e mos bëj zë!

 S’ka më drejtësi e
nder,

Po nuk dhe, nuk ta var kush,

Po nuk dhe, nuk bën karrierë.

 

Jep nën dorë e rri rehat

Të jetosh porsi aga.

Disa deputet nga tanët,

S’kanë diplomë, po kanë para,

 

Jep nën dorë ore njeri,

Se kështu qenka e thënë.

Jep nën dorë se tatimorët,

Do të marrin babë e nënë.

 

Jep nën dorë e shiko kokën,

Se ndryshe vetë për lesh

Dhe në spitalet private,

Mjekët e shtetit do gjesh.

 

Jep nën dorë e shiko punën!

Hidhe lumin kapto urën,

Sepse ndryshe në dogana

 Do të ta rrjepin dhe
lëkurën.

 

Jep nën dorë e mbylle gojën,

Jep nën dorë para me grusht,

Nëse jep dhe, po ke vrarë ,

Do fitosh liri me kusht.

 

Jep nën dorë kur nget makinën,

Se nuk ka më drejtësi,

Po nuk dhe postbllokut pare ,

Do të sekuestrojë dhe Ty.

 

Jep nën dorë, o hallexhi!

Duhen lekë e s’duhet mendje!

Jep nën dorë, se përndryshe,

Nuk merr dot as pronën tënde.

 

Jep nën dorë e qëndro sus.

Ranë lumenjtë u ngritëm përrenjtë,

Ble diplomë e kërko punë

Dhe pa qenë një ditë student.

 

Jep nën dorë e mbylle gojën.

 Bëj ashtu siç bëjnë
të tërë.

Jep nën dorë e fito tender,

Pavarësisht ç’ofertë ke bërë

 

Jep nën dorë e mos fol fare,

Jep nën dorë mos fli në bythë.

Ky është rregull i pashkruar,

Që zbatohet nga të gjithë.

 

 

Jep nën dorë e ik me vrap,

 E mira pas do të
vijë,

Se konkurset për vend pune,

Janë përralla për fëmijë.

 

Jep nën dorë se s’ke rrugë tjetër,

 Sepse jeta është
si ring.

Jep nën dorë e mbaro hallin

Dhe mos pirdh, se ka Veting.