Sigal

Komandant, ta kemi dredhur,

Të kemi mashtruar,

Shumë nga ne ish-komunistët,

Jemi borgjezuar!

Tani bërtasim në kor

“Poshtë diktatura”,

Por ama kur kujtojmë ty,

Prap na shpëton shurra!

Që të jemi të sinqertë,

Se nuk na del fjala,

Më i pari nga të gjithë,

E ka dredhur Sala!

Dhe pas Salës edhe ne,

E drodhëm me rradhë,

Dhjetra komunistë të vjetër,

Dhjetra komisarë.

Dhjetra komunistë të vjetër,

Ish- besnikë të tu,

Flakën teserat e PP-së

Dhe u ngjyen blu.

Por edhe tek socialistët,

Prapë është mjalti-mjaltit,

Në krye të selisë rozë,

Prin djali Kristaqit.

Veçse Edi s’merret vesh,

S’është i shkollës ruse,

Del nganjëherë në podiume,

Veshur me brekushe!

Por ne, shoku komandant,

Dolëm shumë të zotë,

Tjetër fytyrë kishim dje,

Tjetër kemi sot.

Populli me ne në krye,

I provoi të gjitha,

Sepse ne me këtë popull,

Bëjmë ç’na do bytha

Me armët që na le ti,

Jemi pasuruar,

Shit e shit kudo në botë,

Dhe s’kanë të mbaruar!

Dhe me popullin e thjeshtë,

Bëjmë si në teatër,

Çdo ditë me armët që morën,

Vriten nga tre a katër.

Luftë e klasave vazhdon,

Më e avancuar,

Luftë klasash bëjmë sërisht,

Por të moderuar.

As dhe njëri midis nesh,

Me prona s’u ngop,

Morëm nga kooperativat,

Dhen e dhi e lopë.

Ne i morëm dhe fabrikat,

Çdo gjë e qëruam,

Prishëm Spaçin e Burrelin,

Drenovën ndërtuam.

 

Antikomunizmin tonë,

E mbrojmë çdo ditë,

Ne tani në burgje kemi,

Sa pesë-fishi yt.

Në rrugën demokratike,

Ne rendim me vrap,

Dhe me njerëz të pafajshëm,

Burgjet mbushim prapë.

 

Të na falësh, komandant!

Për atë që iku,

Ka ca vite dhe gjermanin,

Ne e bëmë ballë miku!

 

Por të vazhdojmë kuvendin,

Dhe mos t’i vëmë pikën.

Mëmë e babë tani kemi,

Vetëm Amerikën!

 

Të na falësh, komandant,

Që biem pak erë!

NATO-n që ti nuk e deshe,

E kemi në derë!

 

Dikur ne e bëmë betimin.

Për ty jepnim jetën,

Por të gjithë patëm gënjyer,

S’të thamë të vërtetën.

 

Të na ndjesh, o komandant,

Se s’është si më parë,

Tani jetën ne e japim,

Vetëm për dollarë!

 

Të na falësh komandant,

Që neve bëmë kthesë,

Atdheun në shitje nxorëm

Ta shesim pjesë-pjesë.

 

Siç e sheh, o komandant,

Ne jemi kudo,

Popullit çdo ditë ia futim,

Ai prap na do!

 

Vetëm populli i shkretë,

Ka mbetur në diell,

Ndaj e çojmë në votime,

Me nga një thes miell.

 

Pas votimeve sërisht,

Kemi qetësi,

Ka apo s’ka popull fare,

S’do t’ia dijë njeri!

 

Pastaj bredhim botën mbarë,

Si të parë të shtetit,

Nuk bredhim me lekët tona,

Por me të miletit.

 

Që të kemi qetësi,

Mos tunden llogoret,

Nuk marrim me vete gratë,

Po marrim dashnoret.

 

Po të jemi të sinqertë,

Barku s’na i mba,

Shumë prej nesh si myslimanët,

Kemi nga shtatë gra.

 

Atëherë në kohën tënde,

Nuk e kemi dredhur,

Po ta dridhnim si tani,

Ti na kishe tredhur.

 

Atëherë në kohën tënde,

Fjala ish me nure,

Nga frika dhe me gratë tona,

Flinim me poture

 

Që ta dish, o komandant,

S’kemi ditë të zeza

Kemi vjedhur lekë pa fund

Të jetojnë pesë breza…