Sigal

Filloi të bjerë dëborë e parë,

E mbuloi krejt qiellin blu,

Si në një ëndërr vjen e ulet,

Në hapat dhe flokët e tu…

Filloi të bjerë dëborë e parë,

Tani dhe vjeshta është drejt fundit,

Dëbora gjethet i mbuloi,

Dhe gjethet dhanë frymën e fundit.

Kudo dëborë dhe asgjë tjetër,

Tokës së ftohtë çarçaf i shtron,

Një vajzë vë buzët në dritare,

Një gjysmëputhje vizaton.

Magjishëm kjo dëborë e parë,

E fshehu krejt qiellin blu,

Kolliten pleqtë përmbi bastun,

Rrëzohu aty e ngreu këtu.

 

Ashtu ngadalë dëborë e parë,

E zbardhi fshatin mbi kodrinë,

Vetëm në lumin përfund fshatit,

Ashtu siç bie edhe shkrin.

Dhe shkrin dëbora nëpër lumë,

E flokët treten lehtë e lehtë,

Dhe lumi merr borën e shkrirë

E shpie atje larg në det….