Ismail H. Xhaferri: Copëza nga jeta jonë demokratike

12
Në atdheun tim me halle 
Fjala shpesh gjëmon si top
Dora vet, Arben Imami 
Na i ktheu gratë në lopë.
Në atdheun tim të dashur 
Një çudi si kjo s’kishte ngjarë 
Tre ditë resht e asnjë krismë 
Tre ditë resht asnjë i vrarë…
Krejt papritur nga Berati 
Lajmi mbërriti, lajmi erdhi 
Demokrat Lefter Maliqi 
Na u bë Lefter Lefteri!
Në atdheun tim të lodhur 
Nuk gjen një shembull të dytë,
Deputetet ndërrojnë gratë, 
Po më shpesh ndërrojnë partitë.
Në atdheun tonë të plakur 
Premtimet mbahen të gjitha! 
Gjer tani më e fituar, 
Natyrisht që ka dalë bytha. 
Në atdheun tim të lashtë, 
Më shumë fjalë e më pak drithë.
Shkon urimi gojë më gojë,
Për martesat bythë më bythë.
Veprat tona s’numërohen 
Shqipëri, shumë para ike, 
Por veprat më madhështore ,
Sot kemi shtëpitë publike.
Për gjithë njerzit e papunë 
U gjend barka e shpëtimit! 
Në drekë do të hanë “Veting”, 
Në darkë “Ligjin e Arsimit”!