Islam Radovicka,komandanti ushtarak që drejtoi Zonën e Parë Operative gjatë LANÇ-it

1634
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Kolonel Islam Radovicka është cilësuar një nga personalitetet më të përmendur të luftës për çlirimin e vendit.
Fillimet e karrierës ushtarake
Ka lindur më 22 shkurt 1889, në fshatin Radovickë të Përmetit, në një familje me tradita atdhetare dhe e njohur në të gjithë krahinen. Kreu shkollën qytetese, gjimnazin dhe përfundoi Shkollën Ushtarake në Tiranë, më 1925, duke fituar gradën e aspirantit. Në vitet 1930 bëri kursin në Shkollën e Perfeksionimit të Oficerëve në Tiranë, si dhe nisi nje kurs tjetër dyvjeçar për specialitetin e Rekrutim-Mobilizimit.Deri më 1926, mbante gradën e aspirantit, më 1927 gradën e nëntogerit, pas dy vjetësh toger dhe më 1935 fitoi gradën e kapitenit. Si oficer karriere dhe me dëshiren e mirë për të ecur përpara, shërbeu në disa reparte dhe struktura të ndryshme të ushtrisë, si në degët ushtarake dhe të organizimit të paraushtarakëve. Në vitet 1927-1939 kreu detyrën e nëndrejtorit në Shkollën e Rekrutimit në Shkodër, më pas vjen në Tiranë në detyrën e komandantit të Autorepartit të Ushtrisë. Në vitet 1940-1943 punoi në specialitetin e rekrutimit në degët e zonave të Kolonjës, Mirditës, Shkodrës, Sarandës etj.Ushtarak i përgatitur dhe atdhetar i njohur. Në shkurt 1943 ai braktisi ushtrinë dhe u lidh me LANÇ. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH duke parë reputacionin që kishte, aftësitë e tij personale ushtarake, si dhe vendosmërinë patriotike për luftë kundër pushtuesit të huaj, e cakton me cilësinë e anëtarit të tij, për drejtimin e veprimeve luftarake që organizoheshin dhe zhvilloheshin në rrethin e Përmetit.
Në këtë kohë dhe në saj të influencës dhe të reputacionit që kishte krijuar filloi propagandimin e lëvizjes dhe të luftës çlirimtare, duke, qenë ndërkohë edhe një ushtarak i përgatitur dhe një atdhetar i njohur, ai ishte mjaft i besueshëm. Mori pjesë në të gjitha veprimet luftarake që organizoheshin dhe zhvilloheshin në zonën e Përmetit. Në korrik 1943 u caktua të komandonte batalionin “Naim Frashëri” të Përmetit. Më 4 gusht 1943 formohet Shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër (ZIOp) dhe u caktua komandant. Për aftësitë e tij të veçanta, si ushtarak karriere, i përgatitur, atdhetar dhe me reputacion në këtë zonë iu besua udhëheqja dhe drejtimi i këtij shtabi të veçantë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.Të gjithë anëtarët e Shtabit të ZIOp shprehën dëshirë dhe vullnet për detyrat e ngarkuara, morën para Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇSH dhe popullsisë së zonës përgjëgjësinë për drejtimin dhe udhëheqjen e tyre në luftë. Te secili anëtar ekzistonte ndjenja dhe dashuria e vertetë për popullin. Ata kishin shfaqur edhe më parë aftësi organizuese, mobilizuese, drejtuese e komanduese nëpër formacione të ndryshme partizane, apo në organet e pushtetit të këshillave NÇ në krahinat e tyre; kishin përvojë luftarake si luftëtarë; njihnin nga afër forcat partizane, terrenin ku vepronin dhe gëzonin mbështetje në popullsinë e zonave që përfaqësonin e më gjerë. Në tërësi ishin njerëz të aftë, të guximshëm dhe të përshtatshëm. Në dokumentin e parë, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, shkruhej se “Çfaqim bindjen dhe besimin e plotë ndaj Komandës tonë të Përgjithshme dhe premtojmë se do të jemi kurdoherë të gatshëm, të kujdesshëm, të vendosur për t’i plotësusr direktivat ndaj Luftës Nacionalçlirimtare; premtojmë se do të udhëheheqim këtë popull revolucionar ushtarakisht dhe politikisht, në menyrë që të kemi me të vërtetë një ushtri të fortë, të organizuar, të disiplinuar, e cila t’i japë grushte të rënda okupatorit dhe të jetë një garanci e popullit për çlirimin e tij. Pershendetje shoqërore, anëtarët e Shtabit të ZIOp Vlorë-Gjirokastër: Komandanti kapiten Islam Radovicka; zëvendëskomandanti Hasan Pulo; komisari politik Bedri Spahiu; zëvendëskomisari “Besniku”; oficeri i planeve Jaho Gjoliku; ndihmësi Qazim Kondi; anëtarë: Baba Fejzo, Rexhep Plaku, Nuredin Aliu, Haris Velo e Faslli Jaho”.Tregon aftësi drejtuse, organizuese dhe luftarake: Në ecurinë e luftës, me rritjen e Ushtrisë NÇSH, figura e komandant Radovickës erdhi duke u rritur, në saj të aftësive të tij drejtuse, organizuese e luftarake në fushën e luftimeve të formacioneve partizane që komandonte. Në luftimet dhe operacionet që u kryen në këtë zonë, u ndie dora dhe mendimi i tij si ushtarak me funksione të larta dhe i kalitur në provat e luftës. Në të gjitha dokumentet, urdhrat, komunikatat dhe udhëzimet e këtij shtabi është shfaqur mendimi profesional dhe aftësia e tij prej komandanti dhe udhëheqësi ushtarak. Kjo detyrë ju caktua këtij ushtaraku karriere edhe për vetë faktin se kjo zonë përshkohej nga rrugë të rëndësishme automobilistike që lidhnin Shqipërinë me Greqinë dhe që ushtria armike i përdorte për fumizimin materialo-teknik dhe për lëvizje trupash në drejtime të ndryshme. Islam Radovicka gjatë luftës dha një kontribut të çmuar në organizimin e batalioneve, grupeve dhe brigadave partizane të krijuara në zonën që ai komandonte. Ai mori pjesë në Luftën e Drashovicës në shtator 1943 deri në luftën e tetorit 1944, ku u dallua si komandant i trupave për çlirimm e Sarandës nga ku dhe u plagos dy herë. Në kuadrin e organizimit e të zgjerimit sasior e cilësor të Ushtrisë NÇ, Shtabi i ZIOp dhe komandant Isalm Radovicka treguan një kujdes të posaçëm për krijimin e brigadave sulmuese edhe në këtë zonë. Brigadat sulmuese ishin njësi luftarake operative që drejtoheshin nga Shtabi i Përgjithshëm dhe bashkëvepronin me Shtabin e ZIOp, kur ato vepronin në zonë. Të gjithë anëtarët e Shtabit të ZIOp, kryen një punë të madhe sqaruese, organizuese e mobilizuese për kapërcimin e tërë vështirësive, që lidheshin me krijimin e brigadave, duke dhënë kështu një ndihmesë të drejtpërdrejtë në fuqizimin organizativ e luftarak të UNÇSH. Br.V dhe VI S (Heroina të Popullit), si dhe Br. VIII dhe XII S u kthyen në njësi nga më të shquarat të UNÇSH. Formacionet partizane të ZIOp ju vu detyra konkrete për ngritjen e brigadave sulmuese në zonën e tyre. Shtabi i ZIOp dhe komandat Isalam radovicka treguan kujdes të veçantë edhe për organizimin, zhvillimin e përsosjen e llojeve të armëve dhe shërbimeve. Ky proces kishte filluar që më parë, me çeta e batalione partizane, por tani me formimin e shtabit, për vetë përmasat e tij, ato merrnin vlera të reja dhe u rritën me tempe të shpejta. Në mjaft urdhra, instruksione e qarkore të dala prej Komandës e Shtabit, janë dhënë orientime e janë bërë përcaktime të sakta për organizimin dhe zgjerimin e këtyre armëve e shërbimeve. Në kuadrin e njësiteve guerile, çetave partizane e më pas të batalioneve, masën më të madhe të efektivit e përbënte rinia, e cila nuk kishte njohuri dhe përvojë luftarake, por që duhej përgatitur e drejtuar në aksione e luftime. Duheshin mësuar format e luftimit, taktika, përdorimi i teknikës, i armatimit duke u pasuruar më tej tradita e patriotizmi etj. Komanda dhe Shtabi i ZIOp nga ky këndvështrimi, por edhe për drejtimin me frytshmëri të formacioneve partizane dhe të veprimeve të tyre luftarake, i kushtoi kujdes të veçantë zgjedhjes, emërimit e përgatitjes së kuadrit. Me kalimin e kohës, nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, me një qarkore të vet, datë 13 prill 1944, cakton rregulla të qarta për propozimet, emërimet dhe miratimin e kuadrit në të gjitha hallkat. Shtimi dhe forcimi i reparteve partizane në mesin e vitit 1943, goditjet e shpeshta dhe sukseset e arrituar në qendrat e fortifikuara të armikut e kishin tronditur okupatorin dhe e kishin detyruar atë të strukej në qëndrat e qyteteve dhe me vështirësi mbronte rrugët dhe linjat kryesore me qytetet e tjera. Popullsia vendase e aftë për luftë u rreshtua natyrshëm në rreshtat e formaconeve vullnetare. Ajo u bë një rezervë e UNÇ, luajti rol të rëndësishëm në luftë, mori pjesë në veprimet luftarake me forcat e ushtrisë partizane. Pas krijimit të Shtabit të ZIOp, u morën masa për organizimin e forcave territoriale. Nga Shtabi i ZIOp na urdhruan, në javën e parë të muajt shtator 1943, të përqëndroni punën tuaj në shtimin e radhëve të forcave territoriale të fshatrave, në organizimin e tyre dhe të jeni gati për një detyrë luftarake të afërt.
Komandanti deputet drejt pushkatimit
Pas nëntorit 1944 deri më 17 shkurt 1945, komandant Islam Radovickës i ngarkohet detyra e komandimit të Divizionit të Parë dhe më pas nga shkurti 1945 deri më 15 shtator 1946, caktohet në detyrën e shefit operativ në Komandën e Përgjithshme. Me 25 maj 1944 gradohet nënkolonel, kurse më 28 nëntor të këtij viti u gradua kolonel dhe nga 15 shtatori 1946 deri në fund të marsit 1947 kalon ne dispozicion të Shtatmadhërisë të Ushtrisë Kombëtare. Në dhjetor të vitit 1945, Kolonel Islam Radovicka kandidon për deputet në Legjislacionin e Parë të Kuvendit Popullor, në zonën e Përmetit, ku me popullaritet të madh, këtu fillon dhe dyshimi e ndjekja e survejimi nga sistemi. Më tej mbyllet karriera e tij në degën ushtarake të Tiranës dhe në maj 1947 së bashku me nënkolonel Mestan Ujaniku, arrestohet dhe gjykohet me të ashtuquajturin grup i deputetëve. Më 7 shkurt 1948 pa mbushur moshën 50 vjeçare, kolonel Islam Radovicka pushkatohet nga sistemi i diktaturës moniste. Mbyllet kështu tragjikisht jetën e tij heroike dhe shumë aktive në luftë për çlirimin vendit, si dhe karriera ushtarake një një kuadri të denjë të ushtrisë dhe të formacioneve luftarake.
Figura e komandant Radovickës
Në ecurinë e luftës, me rritjen e Ushtrisë NÇSH, figura e komandant Radovickës erdhi duke u rritur, në saj të aftësive të tij drejtuse, organizuese e luftarake në fushën e luftimeve të formacioneve partizane që komandonte. Në luftimet dhe operacionet që u kryen në këtë zonë, u ndie dora dhe mendimi i tij si ushtarak me funksione të larta dhe i kalitur në provat e luftës. Në të gjitha dokumentet, urdhrat, komunikatat dhe udhëzimet e këtij shtabi është shfaqur mendimi profesional dhe aftësia e tij prej komandanti dhe udhëheqësi ushtarak.
Sigal