Ish-banorja e Big Brother dedikim prekës partnerit: Më fal që nuk…

614

Ish-banorja e Big Brother Albania Jona Kalemaj i ka bërë një dedikim mjaft prekës bashkëshortit të saj për festën e Shën Valentinit.

Sigal

Përmes një foto ku ata të dy shfaqen së bashku ajo I ka dedikuar disa vargje ku I shpreh se sa shumë e do dhe mendon për të. Çifti ka së bashku dy vajza.

“Më fal që ndoshta s’ta them aq shpesh

Dhe pse shpirti çdo rrahje ka për ty

Ndoshta një frik më kaplon dhe hesht

Por më beso, ta them shpesh me sy

Më fal që të mendoj herët dhe vonë

Dhe në ëndrra me shfaqesh prapë TI

Të kam aty pranë në shtratin tonë

Rëndon ky shtrat plot dashuri

Më fal i dashur sepse të dua

S’ta them unë shpesh, por ti e di

Në këtë shtrat ku fle me mua

Me ty dua të fle në përjetësi

Më fal që ndoshta s’të dua sa meriton

Por kaq ka forcë ky shpirti im

Të kam kaq pranë dhe më mungon

Të duash ty është thjesht shërim.”