Irini Qirjako: Kënga popullore është historia në tinguj e një populli

1340
Një këngëtare që koha e ngre çdo ditë deh më lart. Bashkë me kohën ajo është bërë më e pjekur, më plotësuar, me zë më të kultivuar, me zotërim të skenës më të perfeksionuar. nuk e plak. Zëri i saj magjepsës ka tronditur të gjitha sheshet e botës, duke nxitur kureshtjen e sa e sa specialistëve të muzikës. Dy janë gjinitë kryesore të këngës që ajo ka kultivuar më së shumti, kënga popullore, dhe polifonia. Dy gjini të veçanta, të bukura, që dalin nga thellësitë e shekujve nga thesaret e këngëtarit popull, që ajo i ka marrë dhe i ka bërë pjesë të zërit të saj, duke i ngritur në kultin e pavdekësisë. Zëri i Irinit herë ngjan si flladi i detit në mëngjeset pranverore, herë si zëru i bilbilit në mesditën e prillit, herë si cicërimat e zogjve në pyjet e dendura të jugut shqiptar, herë si gurgullima e lehtë e ujit në burimin magjik të “Syrit të Kaltër”. Zëri i saj është unik, për vetë timbrin, ritmin, kompaktësinë, ëmbëlsinë, ngrohtësinë dhe tonalitetin e pazakontë. Tek Irni janë mbledhur ën nj të vetme, magjia e zërit dhe bukuria shpirtërore. Si ka dhe emrin, ajo është pasqyruese dhe përcjellëse e mesazheve të paqes dhe mirëisë njerëzore. Thuajse i ka shëtitur të gjitha shtetet Evropiane ku zëri i saj i veçantë, por sidomos kënga e bukur labe, e ka bërë të marrë miliona duartrokitje që nga Izmiri dhe deri në Paris. Kudo kujtime, emocione që ajo mundohet ti shprehë natyrshëm, por që ti hedhësh të gjitha në letër do të duhen shumë kohë. Megjithatë Irini thotë se kam ende shumë për të bërë. Kohët e fundit ajo ka hedhur në tregun muzikor dy albume me këngë polifonike si dhe këndoi pas 30 vjetësh në koncertin recital të kompozitorit të talentuar Enver Shëngjergji, këngën e saj të dashur “Çfarë po bën moj Marigo”. 
Kohët e fundit jeni pjesëmarrëse në shumë evente me shoqata ashtu sikundër dhe me Ansamblin e shtetit ku kombinoni këngën popullore me polifoninë labe. Si ndiheni mes tyre?
Kënga popullore dhe kënga polifonike labe, janë brenda meje si shpirt binjakë, pasi ato përputhen me natyrshmërinë dhe karakteristikat e zërit tim. Këto dy gjini kënge kanë të veçantat dhe të përbashkëta por që ngjizin në vetvete elementë të trashëgimisë sonë kulturore specifike, që na bëjnë të dallohemi nga kombet e tjerë. Si kënga jonë popullore dhe ajo polifonike, për nga karakteristikat specifike mund ti dallosh lehtë edhe nis këndohen jashtë territoreve të atdheut. Klima, vendi, toka, kanë përcjellë edhe tek këngëtarët tanë, zëra të veçantë dhe timbre zërash që i harmonizojnë me tingujt e muzikës apo të isos si në asnjë vend tjetër. Kënga jonë popullore dhe ajo polifonike, duket sikur kanë lindur tek ne bashkë me jetën duke ardhë deri ën ditët e sotme si një thesar i pa çmuar. Ndërsa polifonia në veçanti, është nj shumëzërësh, që jo më kot i ka habitur specialistët e botës muzikore. Ndaj në të gjitha aktivitetet brenda dhe jashtë Shqipërisë marr pjesë me dëshirë, marr pjesë me kënaqësi, pasi ftesat e shumta vijnë për shkak të këtyre karakteristikave.

Në këto rrugëtime, sigurisht kënga popullore qytetare zë vend të veçantë, ndoshta tashmë ideimi i Festivalit të këngës popullore qytetare ju ka bërë më aktive?
Pjesëmarraja në Festivalin e këngës Popullore qytetare përbën një nismë shumë interesante. Unë mora pjesë kur ky Festival startoi për herë të dytë. Mënyra e organizimit, ideimi, mënyra e konkurrimit, sistemimi i këngës dhe pjesmarësve, sollën një inkadeshencë në muzikën popullore shqiptare.. Ky Festival i mungonte Shqipërisë, por kompozitorët, orkestrantët, regjisorët, dirigjentët shqiptarë dinë të bëjnë gjetje, dinë të sjellin risi. Ky Festival ka rritur përgjegjësinë e këngëtarëve të kësaj gjinie kënge. Mund të themi se të gjitha gjinitë e tjera të këngës kanë patur Festivalet e tyre, por kënga popullore qytetare, jo. Tashmë edhe kjo gjini kënge ecën krenare në mozaikun e festivaleve të këngëve simotra, me dinjitetin dhe personalitetin e saj të padiskutueshëm.
Nga recitalet tuaja apo të kompozitorëve, personalisht unë do të veçoja këngën “Ç’po qëndis moj Marigo” të kënduar në recitalin e para disa viteve të kompozitorit Enver Shëngjergji, si do ta komentoni? 
Recitalin e kompozitorit Enver Shëngjergji, e vlerësova tej mase. Me sa mbaj mend ky Recital titullohej “Një tufë lulesh kam për ju”, (para katër vjetësh) ku mua më caktoi këngën që kisha aq për zemër “Ç’po qëndis moj Marigo”. Kjo këngë mbetet një nga këngët më të bukura, më të pëlqyera të repertorit. Kjo këngë flinte brenda meje, ishte një dëshirë shumë e fuqishme ta këndoja sërishmi. Pra Enveri, po rifreskonte këngën “Ç’po qëndis moj Marigo”. Këtë këngë e kam kënduar para 30 vitesh në ansambël, dhe që ahere ajo u bë një këngë hit, kryevepër. Me sa mbaj mend kur e kam kënduar këtë këngë Drejtor i Ansamblit ka qenë Limoz Dizdari. Gjithmonë e kam pasur ëndërr se kur do ta rivendosja përsëri në skenë. Këtë këngë e kam kënduar për herë të parë në kohën e monizmit në vitin 1985 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm në publik sepse ishte këngë e bukur. Kjo këngë ka një ndjeshmëri të arrirë. Se di pse nuk e kam kënduar asnjëherë këto vite! Për arsye të neglizhencave të drejtuesve artistik, apo…?!. Erdhi momenti që u realizua dhe kjo dëshirë. Kjo këngë ka një harmoni perfekte. Teksti dhe muzika ecin si valë. Si puhizë. Kanë një ëmbëlsi që të befason. Bëhet fjalë për qëndistaren e flamurit. Kjo këngë i kushtohet pavarësisë së Shqipërisë kur u ngrit flamuri. Marigoja është qëndistarja e saj. Ndaj e kam kënduar me shumë dashuri këtë këngë. Isha e lumturuar kur ma besuan ta këndoja. Ajo të jep forcë. Marigoja! Ajo femër vitale, e fortë, që me ditë e net të tëra qëndisi flamurin e pavarësisë. Ajo përjetësoi pavarësinë, por më shumë se aq, Pavarësia e bëri të pavdekshme atë. Lexo tekstin, dëgjo muzikën dhe shkon në qiellin e shtatë. E këndon shpesh me vete këtë këngë, në shtëpi, në rrugë, kur është në lëvizje…
Ç’po qëndis moj Marigo
Nën qerpik të syrit, o
Në dorën e zemrës, o
Lule fushe e lule mali
Lule që një prill i fali
Shoqe moj, motra moj
-Ju keni marrë pjesë edhe në maratonat e këngës popullore të para katër vjetëve, çfarë përcolli tek ju ky event?
Po, kam marrë pjesë, në tre maratona. Në maratonën e fundit mora pjesë me një këngë popullore të kompozitorit të talentuar Edmond Zhulali. Që kompozoi një këngë me vargjet e çmuara të Lefter Çipës. Bejke e bardhë/Borë e pashkelur.
Maratona ishte një tjetër event i këngës popullore që la gjurmët e saj. Tek ky event u zbuluan talente të reja por dhe dolën ën pah vlerat e këngëtarëve të vërtetë. Maratona ishte shumë e lodhshme sepse duhej të kaloje në të gjitha trevat shqiptare, jashtë atdheut, por ishte dhe një lumturi e jashtëzakonshme. Në çdo qytet që shkuam mblidheshin me mijëra njerëz, ku tregohej me shpirt se sa e do populli ynë këngën popullore, këngën e tij të transmetuar brez pas brezi. Në ato këngë është geni i popullit. Është vetë populli në këngë. Është jeta e tij në vargje. Është muzika e tij, gjithçka që ka një popull në poezi, histori, muzikë.
-Shihet se në çdo dasmë por edhe në vetura, aktualisht kënga popullore po bëhet më e ë dëgjueshme më e dëshirueshme nga të gjithë brezat. Është e vërtetë dhe pse?
Nuk mund të them se populli ynë ka hequr dorë ndonjëherë nga kënga popullore. Jo!. Mbase problemet e shumta e lanë në harresë pak për disa vite muzikën. Por e them me bindje se, populli gjithmonë e ka dashur këngën popullore. Ai e ka këtë këngë si ushqimi i përditshëm. Por ky tranzicion solli shumë gjëra të këqija, por me kalimin e kohës shumë gjëra po sqarohen. Kënga po zë vendin e saj të merituar. Pa këngë populli është si i heshtur. Këngën kur din t’ia servirësh popullit ai e rrëmben. Ai atë e ka të parën në jetën e përditshme. E ka relaks, e ka etje për qetësi.
-Kudo e mirëpritur e duartrokitur, mos vallë femra shqiptare po merr vlerësimin e duhur? 
Artisti ka tjetër jetë, ka tjetër dimension. Ai të imponohet me zërin me talentin, aq më tepër këngëtaret femra. Por kjo nuk ndodh me femrën. E them me bindje se po punohet shumë për femrën tani, por, akoma nuk e ka zënë vendin e duhur në jetë, sepse maskilizmi është shumë i fuqishëm dhe dominon. Femra është një qenie delikate, e brishtë, që ka të zhvilluar ndjenjën e dhembshurisë. Ajo nuk është kaq e fortë sa mashkulli fizikisht, por bënë punë po aq sa mashkulli, për të mos thënë më shumë. Ndaj del si detyrë që femra duhet të jetë vetë e fuqishme. Personalisht nuk e ndjej vetinë e maskilizmit sepse skena më lartëson aq shumë saqë unë ndjehem në vendin tim të duhur. Por në jetën e përditshme, në ekonomi, shkencë, letërsi, ka femra shumë të zonja që nuk po e zënë vendin e duhur. Port ë jem e sinqertë nuk fajësoj deri në detaj meshkujt, por edhe femrat. Madje në disa drejtime fajin e kanë vetë femrat. Sot femra duhet të luftojë, pra ne duhet të luftojmë për veten deri në maksimum. Problemi më i madh i femrës sot është punësimi. Këtu duhet të luftojë pasi është problemi për jetën për pavarësinë ekonomike. Deri dje femra vihej në plan të dytë.
Vitale, e kërkuar, plot temperament, nuk keni ndonjë peng?
Kjo është pyetje që më bën të mendoj. Artisti ka shumë pengje dhe është shumë i pangopur, por unë kam realizuar shumë gjëra në drejtim të profesionit tim. Por unë nuk do të rresht së punuari sa të kem zërin. S’ka shumë kohë që kam punuar me ditë të tëra dhe muaj të tërë dhe kam realizuar dy albume polifonike. Realizimi është kryer me një grup polifonik perfekt me një të grupit të të rinjve të Gjirokastrës me hedhësin, Xhaferrin që kam këtu në ansambël dhe me tre që mbajnë iso (një i ansamblit dhe dy të tjerë të grupit të ët rinjve të Gjirokastrës). Çdo album ka nga 10 këngë polifonike. Këto janë këngët më brilante që kam kënduar unë në të gjithë karrierën time. P.sh këngët fantastike të Himarës, këngë për Kosovën, ku tregohet lufta e Kosovës.
Sigal