iPhone i ri sjell një mënyrë gjeniale për t’ju shpëtuar nga thyerjet e ekranit!

519
Pothuajse çdo përdorues smartphone-i duhet të përballet me irritimin se ekrani do të kriset keq herët apo vonë.
Në ironi totale, këto celularë janë jashtëzakonisht të kushtueshëm, por aq delikatë sa edhe një rrëshkitje nga dora e bën të duket sikur i ka kaluar një kampion përsipër. Por, sipas një patente autorësie të paraqitur së fundmi Apple po përpiqet t’ju shpëtojë një herë e mirë. Nuk do t’ju përforcojë ekranin që ta bëjë më pak delikat, por po paraqet një tipar të ri teknologjik që do t’ju lajmërojë se kur ekrani është gati për t’u krisur. Në mënyrë thelbësore, duke analizuar të krisurat shumë të holla, sa një fije floku, që celulari juaj i ka por ju nuk i kushtoni rëndësi, do t’ju lajmërojë se kur rënia tjetër do të jetë fatale.
Sigal