iPhone i ri nuk do të quhet iPhone 8 – ky është emri që ka zgjedhur Apple

644
Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga lançimi i produkteve të reja të Apple. Kompania nga Cupertino do të mbajë një konferencë për shtyp më 12 shtator dhe sipas raportimeve të fundit, do të lançohen iPhonët e rinj dhe një orë e mençur.
Kodi i iOS 11 (sistemit më të ri operativ të Applet) ka zbuluar disa detaje në lidhje me pajisjet e reja dhe ekzaminimi i mëtejshëm i kodit zbuloi se iPhone i ri i avancuar me të vërtetë do të quhet iPhone X, transmeton Koha.net. Po ashtu, kodi tregon se Apple është duke u larguar nga brendi i saj “S” tradicional dhe në vend të kësaj do të kërcej në iPhone 8 për pajisjet e saj jo-OLED.
Detajet tjera të zbuluara përfshijnë shumë veçori të reja e të ndryshme për buttonin “Power”, karakteret e emotikonëve të animuar 3D për iMessage të quajtur Animoji.
Gjithashtu, veçoria më e re të cilën asnjë smartfon nuk e ka, Face ID – veçoria për identifikim të fytyrës, do t’ju mundësojë për t’u kyçur në iPhonen tuaj duke skanuar fytyrën tuaj.
Sigal