iPhone 8-ta nuk ka për të qenë e lirë thotë furnizuesi i Apple

627
Është kostoja e ekranit OLED i cili do të kontribuojë në çmimin e kripur të telefonit.
Një ekzekutiv i lartë i Foxconn, gjigandi tajvanez i elektronikës i cili merret me prodhimin e iphone, tha se iPhone 8 nuk do të jetë një telefon i lirë.
Luo Zhongsheng tha se kostot e larta të prodhimit të telefonit të ri i cili pritet të sjell një ndryshim radikal të dizajnit do të dërgojnë në vlera të larta çmimin e iPhone 8.
Është kostoja e ekranit OLED i cili do të kontribuojë në çmimin e kripur të telefonit. Sipas spekulimeve që kanë shoqëruar telefonin që nga Pranvera, raportohet se iPhone 8 do të ketë një ekran ma skaje jashtëzakonisht të holla me një hapësirë të krye të dedikuar kamerës dhe sensorëve.
Ndërsa kjo risi mundëson një ekran më të madh, gjithashtu mund të jetë e vështirë për tu prodhuar në sasi të mëdha.
E thënë ndryshe pritet që telefoni të kushtojë mes 1,200 deri në 1,400 dollar, duke e bërë goxha të shtrenjtë krahasuar me paraardhësit.
Modeli më i shtrenjtë i iPhone 7 kushtonte 969 dollar kur doli në shitje vitin e kaluar. Modeli i këtij viti pritet të sjellë funksionalitete të veçanta si ngarkim wireless dhe teknologji të njohjes së fytyrës.
Shumica e funksionaliteteve të reja janë konfirmuar edhe nga vetë Apple në firmwaren e HomePod.
Sigal