Intervista: Eni dhe Ensa, balerinët më In të pandarë në skenë e jetë. Shembulli më pozitiv për rininë shqiptare

3153
Sigal

Eni dhe Ensa,  balerinët më IN të momentit të pandarë si në skenë dhe jashtë saj

Dy balerinët profesionistë të trupës së baletit të televizionit Klan, Eni Balla dhe Ensa Llaci. Të dy shumë të talentuar dhe me një energji të jashtëzakonshme. Pjesë e spektakleve më të ndjekura: Dance With Me; Kenga Ime; XFactor Albania; Musical Muziklan; C’ est la Vie; Your Face Sounds Familiar. Në intervistë për gazetën Telegraf”, për të na treguar mbi rrugëtimin e tyre, projektet që kanë vënë në jetë dhe që po korrin mjaft sukses.Ndërkohë, sipërmarrja e tyre më e re është hapja e studios së kërcimit më IN e momentit “Ëorld of dance Studio”

 Si lindi ideja për të hapur një studio bashkë?

 Eni: Ne kishim dëshire prej kohësh që të merrnim një iniciativë të tillë dhe sapo na u krijua mundësia, e bëmë realitet. Duke qenë se publiku prej kohësh na shihte në skenë duke kërcyer bashkë, na shkruanin shpesh nëpër rrjete sociale dhe kjo ishte ajo që na frymëzoi më shumë për të hapur një studio kërcimi ku të ishim po bashkë.

Çfarë zhvillohet konkretisht në World of dance Studio?

Ensa: Në studio ofrojmë mësim duke filluar që nga fëmijët e moshës 4-16 vjeç në zhanera të ndryshëm të baletit deri te zhanerat më në trend të kohës (popullore, klasike, moderne, latine, hip hop, kontemporane) duke vazhduar me kurse për të rritur të cilët kanë dëshirë të mësojnë të kërcejnë e pse jo të mbajnë trupin e tyre në formë. Të rriturit zhvillojnë kërcime latine, zumba, yoga si edhe aerobi.

Si e organizoni një orë mësimi?

Eni: Ne jemi munduar që ta bëjmë orën e mësimit sa më interesante dhe të bukur,  duke e ndarë atë në dy pjesë që zhvillohet nga secili prej nesh.

Meqe jemi në sezon veror për çfarë janë të interesuar më shumë klientët?

 Ensa: Duke qenë se vera është sezon dasmash janë të shumta çiftet që përgatisin performancën e dasmës së tyre tek ne. Secili prej çifteve kërkon diçka të re e të veçantë në ditën e tyre më të rëndësishme dhe ne jemi të lumtur që i ndihmojmë në realizimin e performancës së ëndërruar.

Kemi parë që në kohë kaq të shkurtër, keni realizuar disa aktivitete. Mund të flisni pak për to.

Eni: Ne fakt kemi vetëm 5 muaj që e kemi hapur studion dhe kemi realizuar dy shfaqje deri tani. Shfaqje në të cilat grupet tona të fëmijëve e adoleshentëve kanë realizuar performanca të zhanreve të ndryshme. Shfaqja e parë u realizua në bashkëpunim me ‘Reja’ në 29 prill për ditën ndërkombëtare të dancit. Ndërsa shfaqja e dytë më 1 qershor në bashkëpunim me Bashkinë e  Tiranës dhe z.Erion Veliaj, të cilin e falenderojmë shumë për mbështetjen e tij .Tashmë po punojmë fort dhe me dëshirë të madhe do realizojme dhe shumë aktivitete të tjera që shpresojmë të jenë po aq të suksesshëm sa dy të parat.

Ju kemi parë në klipin më të fundit të Elvana Gjatës dhe pjesë e koncerteve të saj. Si është të punosh me të?

Ensa: Pervec klipit jemi pjese e turit të Elvanës ,një pjesë e të cilit është realizuar. Se fundmi morëm pjesë në koncertin madhështor që ajo realizoi në Prishtinë. Le të themi që jemi me fat që performojmë pranë një artisteje të tillë. Është me të vërtetë një kënaqësi e madhe për ne.

Dimë që do fillojë sezoni i ardhshëm i Dance With Me Albania. A do jeni sërish pjesë e spektaklit?

Ensa: Ne sigurisht do të jemi pjesë e saj si balerinë të Albi Nakos. Krahas çdo angazhimi ne kurrsesi s’ mund ta lemë pas dore një spektakël të tillë që është aq i dashur për ne. Do jemi pjesë e tij dhe pse jo më fuqishem se kurrë.

Eni: Shtatori është muaji të cilin ne balerinët e Albi Nakos me zor e presim. Jemi gati për të punuar akoma dhe më fort në këtë sezon të ri të Dance With Me.

A nuk është e lodhshme për ju që të merni përsiper kaq shumë projekte në të njëjtën kohë?

Ensa: Do thoja që kur e bën punën me pasion lodhja të kthehet në kënaqësi.

Eni: Ne e bëjmë me dëshirë të madhe çdo projekt tonin. Po punojmë edhe për një projekt të cilin do ta bëjmë publik së shpejti.

Çfarë keni planifikuar për pushimet verore dhe a do ti kaloni ato së bashku?

 Ensa: në fakt për shkak të angazhimeve nuk do kem mundësi të bëj pushime të gjata… Mbase vetëm ndonjë fundjavë me familjen.

 Eni: Sezoni veror është me aktivitete të shumta, por jam munduar ti alternojditët me angazhim edhe me ditë pushimi.