Instruktorja e Khloe Kardashian tregon sekretin e linjave të saj

648
Tammy Hembrow është instruktorja e yllit të reality show, Khloe Kardashian dhe ka një trup me linja perfekte, sekretin e së cilës e ka rrëfyer për të gjithë.

Në një intervistë për Good American, ajo tha se këshilla më e madhe për dikë që po fillon palestër është të kushtojë rëndësi në atë që bën.

“Të bëni ndryshime të vogla cdo ditë, bën diferencën pas një kohe. Të shkoni në palestër me një shoqë ose të bëni ushtrime e bën më të thjeshtë dhe e shijoni më shumë të gjithën.”

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, Tammy arrin të mbajë trupin në formë duke përdorur ushqime si gjoks pule, oriz dhe spinaq, të cilat i japin energji për ditën e saj të mbushur me aktivitete.

23-vjecarja u bë pjesë e stafit të Khloe Kardashian në momentin që ylli i reality show u informua për dietat e saj nëpërmjet faqes që ka në Instagram, ku ka rreth 7 milionë ndjekës.
Sigal