Instagram tani mundëson ruajtjen e videove Live

516
Kur Instagrami kishte lançuar funksionin e ri për video-transmetim të drejtpërdrejtë vitin e shkuar, përdoruesit ankoheshin se nuk mund t’i ruajnë video transmetimet e tyre për shikim të mëvonshëm. Mirëpo me gjasë kjo gjë tashmë ka ndryshuar nga rrjeti social.
Këtë veçori Instagrami e ka shtuar sot, dhe një fakt të tillë e ka bërë publik. Instagram Live tani rivalizon Periscope dhe Live të Facebook, ndërsa pritet që ky funksion të bëhet shumë popullor kur dihet madhësia e rrjetit social dhe numri i madh i përdoruesve.
Ky përditësim vjen me versionin e fundit të aplikacionit 10.12 për iOS dhe Android.
Sigal