Ina Gaqi: Unë bashkëjetoj! Mendoj se bashkëjetesa është një hap i rëndësishëm përpara martesës!

757
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja lirike, pjesë e korit të  TKOB, Ina Gaqi

-Për herë të parë në një skenë të mirëfilltë është ngjitur në vitin 2003 në LITOHORO(GREQI) ku përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Ballkanik nga ku u nderua me Çmimin e Tretë! Prirjen për muzikë e zbuluan prindërit e saj, sidomos nëna, e cila ka qenë koriste në TKOB. Roli i parë i saj ka qenë ai i Aninës në operën “Traviata”, vënë në skenën e TKOB në vitin 2007 me regji të Massimo Ranieri, bashkëpunim, i cili me ka lënë mjaft mbresa dhe ka qenë për të një eksperiencë e veçantë!

 Në përditshmërinë tuaj kush e zë pjesën më të madhe të kohës?

 Pjesën më të madhe të kohës sime e zë muzika klasike, pa harruar edhe muzikën e lehtë. Një shtysë të rëndësishme për t’u marrë me muzikë klasike ka qenë edhe nga mësuesja ime e liceut artistik “Jordan Misja”, Rovena Mitre.

 Ç’është skena për ju?

Skena për artistin është e shenjtë dhe gjithmonë ndihesh mjaft mirë kur ngjitesh në të.

 Cilat janë këngët tuaja të preferuara?

 Më pëlqejnë shumë serenatat korçare duke qenë se jam rritur me ‘to që e vogël, sepse origjina ime është nga Dardha e Korçës. Në repertorin tim ka mjaft këngë, por tani nuk mund t’ju them një shifër të saktë.

 Kur e preke për herë të parë skenën e TKOB?

Skenën e TKOB për herë të parë e kam prekur në vitin 2001 ku kam qenë pjesë e korit në Sinfoninë 9 të Beethoven. Në vitin 2007 kam qenë pjesë e fondit që Ministria e Kulturës jepte në mbështetje të artisteve të rinj. Të qenurit koriste në TKOB për mua është një vlerësim mjaft i madh.

 Cilat janë raportet që ruan midis muzikës lirike dhe asaj të lehtë?

 Nuk mundem të bëj një ndarje midis muzikës lirike dhe asaj të lehtë pasi kur këndohen, të dyja burojnë nga shpirti. Ndryshojnë vetëm teknikat vokale midis të dyjave.

Si do ta cilësonit muzikën live?

  – Muzika live është një emocion i gjallë, të cilën ja përcjell publikut gjithmonë ndryshe sepse duke qenë se je live,  të krijohet mundësia e të improvizuarit në moment duke mos qenë e varur nga cd.

Jeni supersticioze?

 -Nuk jam aspak supersticioze.

A të pëlqen gatimi?

 -Gatuaj, por duke mos pasur shumë kohë nuk i kushtoj kuzhinës atë dashuri dhe përkushtim që i nevojitet. Kuzhina e preferuar është ajo me prodhime deti.

Mendimi juaj për bashkëjetesën?

 -Unë bashkëjetoj! Mendoj se bashkëjetesa është një hap i rëndësishëm përpara martesës!

  Përkufizimi juaj për dashurinë?

 Për mua dashuria është një ushqim, i cili të zgjat jetën!

 Si do ta vlerësonit veten, kush ju pëlqen nga cilësitë tuaja?

 – Jam e kënaqur me të qënurit INA!

Si fillon një ditë pune e zakonshme?

-Dita ime e punës fillon në orën 9:00 dhe mbaron në varësi të aktiviteteve.

Ku preferon t’i bësh pushimet?

 -Më pëlqen si mali ashtu edhe deti për të kaluar pushimet, e rëndësishme është që të jesh e rrethuar nga njerëz të mirë!

 Çfarë bëni kur nxeheni?

 -Kur nxehem çfarë nuk bëj. (qesh)

N.q.s do flasim për veshjet?

-Veshjet e mia të preferuara janë ato klasike

 Çfarë vlerëson tek njeriu?

 – Tek një njeri vlerësoj shumë sinqeritetin. Kritikoj hipokrizinë!

 Deri në këtë moshë keni ndonjë peng?

 -Pengu im në jetë ka lidhje me gjyshen time, e cila nuk jeton më… Nuk dua të flas për këtë….

 A është shoqëria shqiptare maskiliste?

-Mendoj se duhet akoma kohë për të ndryshuar mentalitetin e meshkujve shqiptarë për femrat. Gjithsesi zëri ynë ka filluar të dëgjohet!

 Marrëdhëniet me cigaren dhe pijet alkoolike?

Aha, marrëdhënie të rregullta me të dyja…