Imazhi femëror dhe arti pamor ndërthuren në Ekspozitën “Përjetësia femërore”

85

Rezidenca e ambasadorit italian në vendin tonë zhvillon ekspozitën “Përjetësia femërore “, me në qendër imazhin femëror si një ndër subjektet më frymëzuese të artit pamor. Ekspozita e kuruar nga Artan Shabani shfaq trajtimin e figurës femërore në gjuhën e pikturës, me teknika të ndryshme ndër vite. Janë 36 artistë, të cilët pasqyrojnë figurën femërore në bukurinë, inteligjencën, forcën e dramacitetin. Ky prezantim vjen i ndarë në tri periudha:

  • Vitet 1920, ku kuratori ka preferuar ta nisë me një portret të lirikut të shquar Lasgush Poradeci;
  • Figura femërore në periudhën e realizmit socialist;
  • Liria krijuese pas viteve ‘90 , ku shpalosen nudo dhe konceptime origjinale të artistëve të rinj.

Kuratori Artan Shabani e ka nisur ekspozitën në mënyrë atipike, me një portret të Lasgush Poradecit, realizuar në vitin 1923. Ndërsa Suzana Varvarica prezantohet me një krijim të vitit 1989, e cila asokoho u ndalua. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 muaj në rezidencën e ambasadorit italian. Vizitorët duhet të pronotojnë online në faqen e ambasadës italiane, për të parë nga afër këtë koleksion pikturash.