Ilirjana Kuçana: Shumë studentë kanë rënë në lakun e teknologjisë

1120
Helena Halilaj


Karriera akademike e saj nisi menjëherë pas kryerjes së studimeve, pasi e ndjente që do merrte këtë rrugë, se e donte që në fillim të universitetit mësimdhënien në fakultet. Për disa mund të duket vetëm privilegj, por ajo e mori si një përgjegjësi të madhe, pasi arsimi është hallka më e rëndësishme e një kombi dhe se dija për të është e pafundme për të cilën çdo ditë duhet punuar. Çdo i ri apo e re e ka të qartë gjatë studimeve se deri ku do të arrij në jetën e tij.

Pse Ilirjana ishte përkrah Mynyr Konit në zgjedhjet e fundit?

Lidhja ime me universitetin e Tiranës është e hershme dhe unë e kam parë si domosdoshmëri për të kontribuar që drejtuesi i ri të jetë një figurë, që thotë shumë për universitetin. Unë më mirë se shumëkush, kur them unë flas në emër të profesorëve që e duan arsimin, e njohim më mirë së shumëkush se çfarë realisht i duhet universitetit më të madh në vend. Njohja me profesor Mynyrin nuk ka qenë rastësi, pasi ne i përkasim së njëjtës linjë akademike dhe unë e përkraha për shumë arsye, ndër të cilat mund të them se drejtuesi duhet të jetë sa human aq dhe drejtues i mirë. Pa harruar për asnjë moment platformën e tij të detajuar, që çon përpara universitetin dhe jep drejtime të qarta për zhvillimin e tij. Qytetaria e tij në këtë garë ishte pasqyrimi i vlerave akademike që duhet të ketë çdo profesor pa u veshur as nga politika as nga interesa personale. Unë kam qenë pranë tij në këtë fushatë dhe e kam parë në çdo moment sjelljen e tij dhe në raport me incidentet e krijuara për të zbehur figurën e tij.

Studentët sot, si ju duken?

Puna jonë na lidh çdo ditë me student të rinj, të cilët vijnë nga formime krejt të ndryshme, nga familje dhe grupime shoqërore të ndryshme, gjë e cila shpesh dhe e komplikon marrëdhënien me ta, por mua më tërheq mbi të gjitha studenti, i cili e do arsimimin, ai i cili vjen në çdo orë seminar dhe leksion, ai student i cili jep në orën e mësimit. Mua më vijnë në auditore dhe student të cilët nuk kanë dëshirën e madhe për shkollën por ne jemi misionarë dhe si të tillë duhet që studentëve tua japim dijet e nevojshme që pasi të dalin nga fakulteti të kenë marrë njohuritë bazë. Ne e kuptojmë që shumë student kanë rënë në lakun e teknologjisë e cila u rrëmben kohën por jemi prapë në ata të cilët duhet ti çojmë ata tek profesioni, tek libri dhe tek dija, si armë me të cilat mund të vriten fenomene të shumta sociale që na rëndojnë shpesh jetët tona. Është e rëndësishme që dëshira për dije të kultivohet herë, që në familje për të ecur në rrugë të sigurta që edhe shoqërinë tona ta bëjmë më të mirë seç është.

Politika në karrierën tuaj akademike?

Politika është një rrugë tjetër në jetën time, në të cilën kam vendosur me kohë të kaloj dhe të jap kontributin tim jo vetëm akademik, por edhe social. Për mua akademia është baza mbi të cilën do e ngre gjithë karrierën time, por politika është një marrëdhënie e cila më krijon hapësirën për të dhënë dhe unë atë çfarë realisht duhet ti jepet politikës. Politika nuk ka nevojë për deputetw listash as për njerëz që nuk ngrenë zërin si duhet dhe që dalin aty pa patur një kontribut social, kulturor apo akademik. Për mua arti i të drejtuarit është arti që përmbledh rreth vetes eksperiencë, humanitet, njohje, kulturë dhe vizion. Një politikane femër nuk duhet të mbushë përqindjen parlamentare por të jetë në frontin e vlerave njësoj si një deputet i gjinisë tjetër. Politika në Shqipëri ka nevojë për më shumë akademikë se nga akademikët vjen dija dhe dija nuk ka prodhuar kurrë as sherr,as vrasje as dështime të kombit. Mendoj se nëse dija dhe politika janë bashkë ne këtë vend mund ta bëjmë më të mirë seç e kemi.

Stafi akademik në vitet e fundit?

Si në çdo institucion tjetër dhe në institucionet akademike ka vend për të vënë dorë e për të përmbysur shumë marrëdhënie, që nuk funksionojnë. Mendoj se edhe në universitete ka ardhur koha të shqyrtohen politikat e vlerësimit të profesorëve dhe të pozicionimit të tyre. Është me shumë prioritet ky vështrim pasi duke investuar drejt në arsim e kemi më pak të shtrembër dhe rrugën e dijes dhe të formimit. Mendoj që duhet një përzgjedhje e mirëfilltë në këtë aspekt për të mos hasur dhe problematika më të mëdha. Duke investuar sa duhet në arsimin e brezave investohet në të ardhmen e tyre dhe të kombit tonë.

E bukura si rri tek ju, pasi studentët nëpër korridore thonë: “Erdhi zysha e bukur”?

Pas çdo gjëje dhe e bukura ka vendin e vet dhe pa diskutim që çdo gjë e dhënë bukur dhe me finesë qëndron më gjatë në kohë. Unë personalisht nuk i lë hapësirë boshe asgjëje që mendoj se duhet investuar, për sa i përket opinionit të studentëve unë nuk është se nuk e kam dëgjuar por më shumë kam preferuar të kem auditorin plot dhe rezultate të larta sesa sy që shohin përreth. Gjithsesi për mua si për çdokënd që e di rëndësinë e së veçantës në të bukurën unë di t’ia jap dhe rëndësinë që i takon.

Familja, Dea?

Si për çdokënd familja ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time. Familja nuk të jep vetëm mbrojtje, siguri dhe komoditet, por aty kultivohet dëshira për të ecur përpara, aty janë hapat e parë drejt asaj çfarë ne bëhemi në të ardhmen, familja formëson karakterin e gjithsecilit nga ne, familja ushqen ëndrrat dhe lufton më shumë se askush për fëmijën. Familja për mua është pasqyra e vlerave me të cilën unë krenohem. Sot unë e kuptoj më së miri rëndësinë e familjes pasi Dea, vajza ime është kryevepra ime. Ajo është motivi që më zgjon dhe frymëzon për tu zgjuar çdo mëngjes, ajo më jep krahë për të dashur dhe realizuar synimet e mia në jetë.
Meta apo Berisha, janë fushata ku ju qëndroni përkrah Metës?

Ju thashë dhe më lart se politika për mua ka një vend në karrierën time, politika është një lëvizje që për mua do të thotë të japësh në shoqëri atë çfarë shoqërisë i duhet për të ecur përpara. Berisha për mua është institucion dhe me këtë nënkuptoj vlerat, sfidat, rezistencën, kontributin, liderin dhe popullin. Meta është diplomacia e politikës shqiptare, me Metën ne kemi njohur dimensionet e të bërit politikë diplomatike, politikë që i shërben të rinjve, të ardhmes.

A është bosh një karrige në parlament?

Parlamenti nuk është teatër dhe pse ngjan shpesh me të këtu tek ne, parlamenti për mua nis tek shoqëria, kontributi në problemet sociale, të të rinjve, të grave, roli akademik që ne kemi dhe pastaj mendoj që janë vënë këmbët e forta një karrigeje që nuk është personale por e një shoqërie të tërë. Një karrige ka nisur të gdhendet në prioritetet e jetës time pasi unë përditë ulem në karrigen e njerëzve me halle, të studentëve që nuk kanë mundësi ekonomike, të diplomuarve të papunë dhe po ashtu në biseda akademike që e ndërtojnë dhe më fort atë pozicionim në karrige. Në politikë nuk flitet me karrige, por me zërin social i cili bie në ty. Politika nuk është komoditet personal, por është shërbim për të ardhmen e fëmijëve tanë, Shqipërinë ne do ta bëjmë se nuk mund ta dojë kush tjetër, siç e duam ne.
Pas politikës dhe akademisë?
Gjithmonë do ketë politikë dhe akademizëm në jetën time, pasi qëllimi im në këtë botë është të jap sa më shumë dije, të punojmë për të qenë më të ditur së bashku dhe pastaj, dhe politika bërë me dije është më pak e zhurmshme, më pak e ndotur, më pak e kriminalizuar dhe më shumë gjithëpërfshirëse.
Sigal