Ilir Ikonomi: Çfarë tha Faik Konica për pushtimin e Shqipërisë nga Italia?

534
Më 7 prill 1939 Faik Konica bën një deklaratë mjaft interesante për shtypin në Uashington. Një pjesë e kësaj interviste u botua në të përditshmet kryesore më me zë amerikane sic janë: NY Times, Washington Post, Baltimore Sun 
Fotoja paraqet Faik Konicën në zyrën e legatës shqiptare, në Hotel Mayfloëer, hotel i cili shërbente edhe si banesa e tij. Fotoja është e gazetës NY Times dhe është gjetur në arkivën e Bibliotekës së Kongresit. Më 7 prill 1939 pasdite, Faik Konica bën një deklaratë mjaft interesante për shtypin në Uashington. Një pjesë e kësaj interviste u botua në të përditshmet kryesore më me zë amerikane sic janë: NY Times, Washington Post, Baltimore Sun si edhe dhjetëra gazeta lokale.
Po paraqes një pjesë nga deklarata, e cila pasqyron dukshëm erudicionin e Konicës i cili në pak fjali e godet me sarkazëm dhe me elegancë pushtimin:
“Një boksier që dëshiron të impresionojë botën me forcën e tij nuk rrëzon në tokë një fëmijë por ndeshet ballë për ballë me një tjetër boksier. E di se italianët qeshin me një pikëpamje të tillë. Njeriu gjithnjë qesh me ato që nuk i kupton dot. Ama, një njeri më i madh se Musolini, Bismarku, i jepte shumë rëndësi atyre që ai i quante ‘the imponderables’, gjëra në dukje të parëndësishme, por që nuk duhen nënvlerësuar te një komb. Nuk besoj se ndokush do ta admirojë Italinë për këtë. Unë dhe shumë intelektualë të tjerë kishim ëndërruar për një bashkëpunim të ngushtë kulturor, ekonomik dhe politik me Italinë mbi një bazë të ndershme. Përgjigja elegante ishte një grusht në kokën tonë”.
Sigal