Ikona e muzikës Nexhmije Pagarusha feston 84-vjetorin

728
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e Kosovës, Nexhmije Pagarusha që ndër vite ka emocionuar publikun me këngët e saj, ka mbushur sot 84 vjeç.
E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë, duke marrë kështu një sërë çmimesh për këngët dhe karrierën e mrekullueshme në skenë.
Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e cila njihet si ‘Bilbili i Kosovës’ dhe si ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’ me rastin e ditëlindjes ka shkruar në Facebook.
“Përshëndetje miqt e mi të dashur,
Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”- ka shkruar ajo, për të marrë me qindra urime pa fund nga fansat dhe ndjekësit e muzikës ndër vite.
Sigal