“I jep fund romancës me mesazh”, Drake braktis Bella Hadid

606
Drake mesa duket i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Bella Hadid vetëm me anë të një mesazhi.
Reperi dhe 21-vjeçari filluan të dilnin së bashku në tetor, për gjërat midis tyre përfunduan shpejt.
“Romanca e tyre përfundoi me një tekst në telefon,”-tha një burim për Us Weekly. “Ata nuk flasin më.”
Ndërsa ka kjo situatë ka përfituar ish i dashuri i saj The Weeknd, i cili i ka dërguar një buqetë të madhe me lule përpara se ajo të dilte në shfaqen e modës së Victoria’s Secret në fillim të kësaj jave.
“Abel i dërgoi një buqetë të madhe me lule së bashku me një shënim të ëmbël duke i treguar se sa e mahnitshme është dhe sa krenar ndihet ai për të,”-tha burimin për Hollywood Life.
Lajmi vjen pas thashethemeve se Bella dhe The Weeknd, emri i vërtetë i të cilët është Abel, po mundohen të rikthejnë romancën midis tyre, por nuk janë rikthyer akoma bashkë.
Sigal