I gjithë qyteti nudo për një fotografi

503
Me mijëra burra e gra u zhveshën në sheshin Bolivar të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, për projektin e fundit artistik të Spencer Tunick. Një nga pjesëmarreset, Ivonne Morales e konsideronte këtë një mundësi të rrallë për t’u bërë pjesë e diçkaje vërtet unike. “Kjo performancë më tërhoqi shumë, sepse është një nga ato gjërat e çmendura që njeriu i bën vetëm një herë në jetë. Është diçka ndryshe, diçka e bukur. Aktivitetet e Spencer Tunick për mua janë të mbushura me art e argëtim njëkohësisht”, tha Ivonne Morales, pjesëmarrëse.
Tunick ka fituar famë në mbarë botën për fotografitë e turmave masive të njerëzve të zhveshur, të cilat i realizon në pjesë të ndryshme të globit. Ai vet shpjegon se çfarë e josh te nudizmi. “Trupi për mua përfaqëson dëlirësinë e harmoninë dhe një nocion pozitiv për jetën. Vendosja e tij në një hapësire qeveritare dhe tradite, thjesht e ndriçon të gjithë vendin. Është si të hedhësh penelata të kuqeje, roze të fortë e bluje bashkë. Si t’i japësh një shkarkese të fuqishme elektrike, një shpërthim jete”, tha Spencer Tunick, fotograf.
Sigal