“I burgosuri më seksi” me të dashur milionere, pushime luksoze

616
Ish i burgosuri më seksi, amerikani Jeremy Meeks duket se po përjeton suksesin në jetë pas lirimit nga burgu dhe punës si model. Së fundmi është zbuluar se është në një lidhje me Chloe Green, vajza e biznesmenit Philip Green.
Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe duke udhëtuar me një jaht në Mesdhe, pranë Turqisë. Mendohet se çifti mund të jetë njohur në maj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Burime të afërta të “Daily Mail” me Chloe, thonë se babai i saj mund të mos jetë shumë i lumtur për këtë romancë.
Babai i Chloe, Philip është pronar i disa dyqaneve duke përfshirë Top Shop, Doronthy Perkins e të tjera biznese.

Sigal